Pritet shefi i shtetit edhe një herë ta përsërisë qëndrimin, se Maqedonia kërkon mbështetje të mëtejme dhe angazhim të fuqishëm nga autoritet hungareze për hapin e ardhshëm në eurointegrimet - përcaktimin e datës dhe fillimin e negociatave hyrëse.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i cili prej dje qëndron në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Hungarisë, sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Laslo Kover.
Pritet shefi i shtetit edhe një herë ta përsërisë qëndrimin, se Maqedonia kërkon mbështetje të mëtejme dhe angazhim të fuqishëm nga autoritet hungareze për hapin e ardhshëm në eurointegrimet - përcaktimin e datës dhe fillimin e negociatave hyrëse.
Pas takimit me Koverin, Ivanov do ta vizitojë Fakultetin për shkenca humane në kuadër të Universitetit "Etvesh Lorant" ku do të bisedojë me dekanin dhe rektorin. Është paraparë edhe takim me studentët të cilët e mësojnë gjuhën maqedonase.
Dje Ivanov pati tet-a-tet takim me homolugun e tij hungarez Pal Shmit, ndërsa u takua edhe me kryeministrin Viktor Orban. Më pas mori mesazh të qartë, se Hungaria njëqind për qind qëndron prapa Republikës së Maqedonisë dhe në rend dite në seancën e ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian do ta shtrojë çështjen e marrjes së datës për fillim të bisedimeve inkuadruese.
Nuk është korrekte, përmendi Shmit pas takimit me Ivanovin, që një vend si Maqedonia të mënjanohet nga mbarë rajoni vetëm për shkak të çështjes bilaterale për emrin. Problemi me emrin duhet të zgjidhet, por mund të merret vendim për dhënie të datës për fillim të negociatave. Sipas qëndrimit të BE-së, problemet që paraqiten në plan dypalësh duhet të zgjidhen deri në datën e inkuadrimit të vendit në BE.
"Nuk ka kurrfarë pengese të mirret vendim që të jepet datë për filim të bisedimeve sepse ato mund të zgjasin tre ose katër vjet dhe gjatë kësaj periudhe të gjendet zgjidhje për problemin", decid ishte Shmit.
Dy presidentët i theksuan marrëdhëniet e mira politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Hungarisë dhe paralajmëruan se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.
Këtë vizitë zyrtare në Hungari presidenti Ivanov do ta përmbyll me takimin me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Budapest të cilin e organizon Ambasada e RM-së.