E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banka franceze "Sosiete zheneral" në tremujorin e parë të këtij viti papritur ka punuar me humbje prej 278 milionë euro, edhe pse analistët parashikuan përfitim prej rreth 320 milionë.












Banka franceze "Sosiete zheneral" në tremujorin e parë të këtij viti papritur ka punuar me humbje prej 278 milionë euro, edhe pse analistët parashikuan përfitim prej rreth 320 milionë.

Në të njejtën periudhë të vitit të kaluar banka realizoi përfitim prej 1,1 miliardë euro.

Pas rezultateve të këqija qëndron shlyerja e rreth 1,9 miliardë euro, që është më shumë nga e pritura. Banka vitin e kaluar ishte viktimë e një skandali të madh, kur nëpunësi i saj abuzoi pesë miliardë euro me spekulimet e palejuara në tregun financiar.

Për këtë arsye banka duhej të shlyejë pronë të konsiderueshme nga sektori për investime, që ta mbulojë abuzimin.

Kapitalizimi i bankës "Sosiete zheneral" tani lëviz rreth 24 miliardë euro.

Aksionet e "Sosiet zheneral" menjëherë reaguan me rënie për rreth gjashtë për qind, deri sa indeksi kryesor në bursën parisiene CAC-40 u rrit për rreth një për qind

Publikuar: 08.05.2009 | 16:57
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime