El-Kindi, në shumë prej veprave të tij, prek tema të fizikës teorike dhe praktike. Ndërsa, mendimet e Ibn Sinasë lidhur me këtë temë bëjnë pjesë më së shumti në librat esh-Shifa dhe Isharat ve Tenbihat. Veprat më të vyera në fushën e optikës janë: Kitabul-Menadhir i Ibn Hajthemit, Tenkuhul-Menadhir i Kemaluddin el-Farisi dhe Nihajetul-Idrak i Nasirduddin et-Tusi-t.
Mr. Artur Tagani
Shkencat e fizikës në historinë e qytetërimit Islam, përgjithësisht, ashtu sikurse edhe në historinë e popujve të mëparshëm, u zhvilluan nën titullin Shkenca e Natyrës.
Në Islam, shkollat e shkencës së fizkës ndahen në dy pjesë: shkolla e fizikës e përfaqësuar krysisht prej filozofëve: Kindi, Farabi dhe Ibn Sina. Dhe shkolla e fizikës e përfaqësuar kryesisht prej kelamistëve, shkancëtarëve dhe sufive, si: Nadhdhami, Imam Eshari, Fahreddin er-Razi, Biruni, Ibn Hajthem, el-Hazini, Ebul-Feth, el-Xhezeri, Benu Musa, Ebul-Berekat el-Bagdadi, Thabit Ibn Kurra, Suhreverdi, Kutbeddin Shirazi, Sadreddin Shirazi, Ibn Arabi dhe Mevlana Xhelaluddin er-Rumi. Grupi i dytë, krahasuar me grupin e parë janë më shkencorë në çështjen e fizikës dhe më origjinalë në teori dhe zbulimet që kanë bërë në këtë fushë.
El-Kindi, në shumë prej veprave të tij, prek tema të fizikës teorike dhe praktike. Ndërsa, mendimet e Ibn Sinasë lidhur me këtë temë bëjnë pjesë më së shumti në librat esh-Shifa dhe Isharat ve Tenbihat. Veprat më të vyera në fushën e optikës janë: Kitabul-Menadhir i Ibn Hajthemit, Tenkuhul-Menadhir i Kemaluddin el-Farisi dhe Nihajetul-Idrak i Nasirduddin et-Tusi-t.
Ndërsa në fushën e Mekanikës dhe Dinamikës, bien në sy: Kitab fi marifetil-Hijalil-Hendesijje i el-Xhezirit; Kitabul-Karastinus i Thabit bin Kurra-s, Kitabul-Hijal i vëllezërve Benu Musa. Ndërsa, lidhur me mjetet matëse, veprat më të rëndësishme janë këto: Kitabul-Xhevahir i Birunit si dhe Kitabul-Mizanil-Hikme i el-Hazinit është shumë i shquar në këtë fushë. Përsa i përket teknologjisë së orëve më e shquara është vepra e Fahreddin Ridvan Muhammed es-Seati-t.
Shkencëtarët myslimanë kanë studiuar mjaft çështje insteresantë të fizikës si: Pasqyrat konkave, teoria e rrezes, teoria e ekuilibrit, shtresa retina e syr kësaj shkence. Ne, po trajtojmë vetëm dy prej tyre:
Teoria e relativitetit e el-Kindit
Një nga mendimet më të reja është teoria e relativitetit të el-Kindit (shek. IX), shumë shekuj para se ta thonte edhe Einstein/Ajnshtajni (shek. XX).
Sipas el-Kindit, të gjithë qeniet dhe ngjarjet fizike të qenies janë relative. Koha, hapësira, lëvizja, nuk janë gjëra të pavaruara nga njëra-tjetra, të gjitha janë ngjarje relative të lidhura me njëra-tjetrën. Të gjitha ekzistojnë në varësi të tjetrës, materia me kohën, koha me materien, hapësira me lëvizjen, lëvizja me hapësirën dhe asnjëra prej tyre nuk është absolute.
El-Kindi në librin el-Felsefetul-Ula shprehet në këtë mënyrë:
Koha ekziston vetëm në varësi të lëvizjes, materia në varësi të lëvizjes e lëvizja në varësi të materies
, njëkohësisht shton edhe këto:
atëherë, kurrë sështë asnjëra përpara tjetrës
Kështu që, ashtu sikur edhe sipas Einstein-it, edhe sipas el-Kindit nuk ka ndarje mes kohës dhe hapësirës, përkundrazi, ekziston uniteti kohë-hapësirë, të dyja duhen patur parasysh njëkohësisht kur analizohen.
Pra, sipas el-Kindit, gjithçka është relative me tjetrën. Gjithashtu, gjithçka është relative sipas njeriut. Për ta shpjeguar më qartë këtë, Einsteini bën krahasim me vagonët në lëvizje, kurse el-Kindi bën krahasim me njeriun që ngjitet e zbret nga qielli, sa më shumë të ngjitet aq më të vogël e sheh pemën dhe sa ma shumë ti afrohet tokës pemët i sheh aq më të mëdha.
Teoritë e relativitetit si ajo e Einstein-it ashtu edhe ajo e el-Kindit bazohen në të njëjtin mendim filozofik dhe shprehin të njëjtën gjë. Mirëpo, teoria e Einsteinit, ngaqë është shprehur në zhvillimet shkencore të shekullit të XX, ka një natyrë më matematikore dhe shkencore.
Mevlana dhe Nevi: Atomi mund të ndahet dhe sub-atomi ekziston
Mendimtari i shquar Mevlana Xhelaluddin er-Rumi (vd. (1273), duke mos qenë fizikant, si rezultat i pasurisë së tij shpirtërore, shekuj më parë, lajmëronte se atomi mund të ndahet dhe se eksiztojnë thërmijat e atomit. Ai e shprehej kështu në mënyrë simbolike:
Nëse pren një atom, brenda do gjesh një Diell dhe planete që sillen rreth atij Dielli
Njëkohësisht, Mevlana na tregon se atomi dhe thërmijat e tij nuk janë pasive, ato janë gjithnjë në lëvizje. Të gjitha këto mendimet ai i ka simbolizuar me qiellin. Qielli, ashtu sikurse simbolizon përbërjen dhe sistemin e gjithësisë, po ashtu simbolizon përbërjen dhe sistemin e atomit. Në qiell, edhe njeriu rrotullohet si gjithësia dhe atomi, pra, është në lëvizje dhe është i nënshtruar ndaj harmonisë natyrore.
Shumë vite pas Mevlanës, edhe poeti dhe filozofi mysliman Jahja bin Pir Ali Nevi (vd. 1598), në veprën e tij Netaixhul-Funun ve Mehasinul-Mutun ka mbrojtur tezën se atomi mund të ndahet. Pasi e trajton gjatë nga aspekti logjik, e përfundon në të këtë mënyrë:
Përderisa atomi zë vend në hapësirë, lëviz, ka të djathtë e të majtë, atëherë ka dy anë, diçka që ka dy anë mund të ndahet.