E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por kumari e kishte mbështjellë të tërin, jeta po i shkonte drejt shkatërrimit, derisa kthesa e madhe mbërriti: ai u kthye më i fortë dhe më i mirë.
Kuzhe, njė kumarxhi  i fascinuar








Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe, gjatë një interviste për gazetën kroate "Jutarnji List" tregon telashet me lojërat e fatit: S'kam më para, që të jetoj pa punuar”.

Kuzhe dhe magjepsja e fatit. Ka shpenzuar miliona para për anën më të errët të jetës së tij. Ai menjëherë të ndërpret në këtë pikë të bisedës, teksa thotë se nuk dëshiron të flasë më për "zare", por vetëm për futboll. E megjithatë, historia e deritanishme e jetës së trajnerit Josip Kuzhe nuk mund të thuhet pa episodet e "kumarit". Kjo do të ishte një fshehje e panevojshme e realitetit, edhe për faktin se ata që e njohin nga afër trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, me qetësi do të të thonë: "Josip Kuzhe është një njeri dhe trajner i madh, një intelektual i vërtetë".

Por kumari e kishte mbështjellë të tërin, jeta po i shkonte drejt shkatërrimit, derisa kthesa e madhe mbërriti: ai u kthye më i fortë dhe më i mirë. Si njeri dhe si trajner. Në fund të fundit, njeriu që ka përfunduar studimet e larta për drejtësi, i cili ka tashmë 30 vite si trajner futbolli, që flet katër gjuhë të huaja, nuk ka nevojë t'i trembet këtij episodi, që ishte i vështirë, por kështu e ka jeta e njeriut... Si i keni pasur problemet me lojërat e fatit dhe sa kanë ndikuar ato në jetën dhe karrierën tuaj?

“Kanë ndikuar shumë! Edhe në karrierë, edhe në jetë, për shkak se dikush, në gjendjen time, do ta kishte humbur me siguri familjen e tij. Unë kam pasur fatin e madh se kam pasur mbështetjen e pakufijshme të familjes. Gruaja ime mendonte se në banka mbaja të depozituara miliona dollarë, por kur e kuptoi se ishin zhdukur të gjitha, më tha vetëm kaq në vijim: Nëse si familje kishim diçka për të humbur në këtë jetë nga mëkatet tona, më mirë që ishin paratë. Do të ishte shumë më keq për të humbur një njeri të afërt, ose shëndetin”, ka thënë ai.

Si keni hyrë në kazino? “Kur flasin për kalimin e një njeriu nga një parti në një tjetër, e konsiderojnë diçka krejt normale. Kjo u ndodh edhe njerëzve më të mirë. Për disa njerëz kjo gjë ndodh me alkoolin, përmes konsumimit të drogave të ndryshme, dikujt me diçka tjetër, por askush prej nesh, pavarësisht asaj që bën, nuk është i huaj në këtë botë.

E thënë ndryshe, pjesë e kësaj dialektike njerëzore ishte edhe përfshirja ime në lojërat e fatit. I kam konsideruar bastet si një lloj ushtrimi matematikor. Dua t'u kujtoj se kam qenë një matematikan i shkëlqyer. Si i tillë, kam dashur të luaj në mënyrën time, duke gjetur rezultatet e sakta të ndeshjeve. Në një moment, për fat të keq, ka ndodhur diçka e rrezikshme me mua. Kam përfunduar edhe në kazino, si rezultat i nevojës për të luajtur, për të shijuar një eksperiencë të re, e cila u kthye në një rrezik të madh.

Kështu e ka kjo magjepsja me lojërat e fatit, apo ruleta. Ka disa njerëz që jepen pas stimujve të veçantë. Ata thonë se lojërat e fatit shijojnë si një romancë dashurie, seksi..., janë stimuj të fortë. Në këtë drejtim, për njerëz të imagjinatës, si puna ime, ka një spektër të tërë stimuluesish. Lojërat e fatit për mua ishin si një teori matematikore, që më pëlqente, që doja ta përdorja për veten time.

S'kam një shpjegim tjetër, për çfarë ka ndodhur me mua në këtë drejtim. Di t'ju them se ende kam një marrëdhënie të veçantë me të hollat që disponoj. Gjithmonë kam pasur një pasion të madh për t'i shpenzuar ato, jo për t'i kursyer. Ju e dini, paratë e vetme që kam, janë ato që përdor përditë. Nuk ekziston një bankë, ku të ketë llogari bankare timen’, shprehet Kuzhe. Nga borxhet e krijuara prej përfshirjes së ethshme në lojërat e fatit keni humbur banesën në Zagreb, rrezikuat edhe shtëpinë me vlerë në qendër. Djalit tuaj i dogjën veturën, për shkakun tuaj...

“Ato ishin momente të tmerrshme, për të cilat nuk mund të flas me ndonjë lloj të të menduari racional. E vërteta është se kam humbur miliona të mëdha, për të paguar borxhet, por, në anën tjetër, përsëri kam, për fat të mirë, një shtëpi tjetër në qendër të Zagrebit, ku jetojmë të lumtur familjarisht. Djegia e veturës së djalit ishte vepër e disa qyqarëve, por provoni të më kuptoni; nuk dua të flas më tepër rreth kësaj”, ka thënë ndër të tjera Kuzhe.

Publikuar: 12.04.2011 | 04:02
Lexuar: 668 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime