"Mendoj se politika ndëshkuese duhet të jetë ajo që do të pamundësojë ngjarje të tilla në të ardhmen", theksoi Todorov pas prezantimit të Projektit YES rrjeti.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Todorov pret që politika ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë ta luaj rolin e saj edhe ndaj autorëve të vrasjes së nxënësit nga SHMN "Zdravko Cvetkovski" t'u caktoj dënime, të cilat do të jenë në margjina të maksimumit ligjor.
"Mendoj se politika ndëshkuese duhet të jetë ajo që do të pamundësojë ngjarje të tilla në të ardhmen", theksoi Todorov pas prezantimit të Projektit YES rrjeti.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse dikush do ta ndërmerr përgjegjësinë për rastin, ai se se ndjenë përgjegjësi, dëshprim dhe zemërim dhe se pajtohet se duhet të bisedohet por, sipas tij, kjo asgjë nuk do të parandalojë.
"Tentuam përmes shumë masave të iniciojmë mendime të ndryshme dhe veprim në këtë pjesë dhe të angazhohemi të parandalojmë ngjarje të këtilla dhe për këtë propozuam reforma në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm, të cilët fillojnë nga shtatori me shkolla prindërore, që duhet të mundësoj që prindërit të kenë kontroll më të madh dhe rol në edukimin e fëmijëve" , deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ai vlerëson se ka faktorë tjerë që kontribuojnë në këto ngjarje mes të cilave i numëruan serialet e dhunshme televizive, ngjarje politike dhe video lojëra të dhunshme, të cilat shkaktojnë që fëmijët të ndahen në banda nëpër shkolla dhe të identifikohen me ato.
Todorov sqaroi se në momentin kur ka ndodhur vrasja, ka pasur 50 njerëz dhe ekip mjekësor, i cili i ka vaksinuar nxënësit dhe menjëherë ka vrapuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur të bëjë asgjë.
"Nuk bëhet fjalë për rrahje, por fëmija është goditur gjatë ikjes", sqaroi ministri.
Ai tha se ka biseduar me ekspertë që fëmijët të cilët kanë sjellje të dhunshme të vendosen në izolim, por ka hasur në qëndrime të ndara.
Disa vlerësojnë se është mirë të izolohen në ent të posaçëm, të tjerët se kjo do të ndikojë në keqësimin e gjendjes së tyre.