Vizitorët në "Ditët e arsimit dhe karrierës" që do të mbahet në Panairin e Shkupit, do të kuptojnë më shumë edhe për programet arsimore qasëse përmes ambasadave, qendrave hulumtuese dhe organizatave të cilat merren me arsimin ndërkombëtar.
Trembëdhjetë universitete, fakultete dhe ambasada nga Evropa dhe bota do t'u mundësojnë gjimnazistëve dhe studentëve nga Maqedonia të njoftohen me programet studimore dhe mundësitë për bursa në vendet e huaja në Panairin për arsim që do të mbahet prej nesër deri të premtën.
Vizitorët në "Ditët e arsimit dhe karrierës" që do të mbahet në Panairin e Shkupit, do të kuptojnë më shumë edhe për programet arsimore qasëse përmes ambasadave, qendrave hulumtuese dhe organizatave të cilat merren me arsimin ndërkombëtar.
Statistika nga vitet e kaluara tregon se më shumë se 50 për qind e gjimnazistëve janë interesuar për studime deridiplomik në vendet e huaja, ndërsa 30 për qind e vizitorëve për studime pasdiplomike ndërkombëtare. Rreth 15 për qind e profesorëve dhe hulumtuesve janë interesuar për mundësitë për projekte hulumtuese në vendet e huaja, ndërsa gjithashtu kanë treguar interesim për shkolla verore, kurse dhe programe për këmbim.
Deri tani në panair janë prezantuar institucione të larta arsimore dhe organizata nga Franca, Greqia, Holanda, SHBA-ja, Zvicra, Gjermania, Hungaria, Italia dhe Anglia.
Vend partner i "Ditët e arsimit dhe karrierës" së sivjetme është Sllovakia