E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rompuj do të shpreh qëndrim të tillë edhe para qendrës hulumtuese për çështje të politikës evropiane në Athinë. Ai shtoi se Evropa ka mundësi edhe vendosshmëri të përballet dhe ta mundë krizën.
Van Rompuj: Nga kriza, Eurozona do tė del mė e fuqishme









- Kriza financiare në Evropë do të duhej ta kursejë Spanjën, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian Herman van Rompuj në një intervistë për Katimerini. Gjatë intervistës, Van Rompuj thotë se eurozona do të del "më e fuqishme" nga kriza me borxhe financiare.

Rompuj do të shpreh qëndrim të tillë edhe para qendrës hulumtuese për çështje të politikës evropiane në Athinë. Ai shtoi se Evropa ka mundësi edhe vendosshmëri të përballet dhe ta mundë krizën.

Van Rompuj thotë se BE-ja filloi revizion më radikal në lëmin e menaxhimit ekonomik nga vendosja e euros.

"Forcat të cilat na lidhin janë më të fuqishme se ato që na ndajnë. Nuk kam dyshim se eurozona do të del më e fuqishme dhe më e veçantë nga kjo krizë", deklaroi ai.

Van Rompuj thotë se shtetet-anëtare ishin shumë liberale në lëmin e politikës buxhetore dhe nuk arritën t'i kontrollojnë bankat e tyre. Përveç kësaj, sistemi evropian për kontroll ishte i fokusuar në deficitet, dhe jo aq në kërcënimet makroekonomike dhe në grumbullimin e borxheve.

Publikuar: 13.04.2011 | 02:24
Lexuar: 466 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime