E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfundimi i negociatave inkuadruese kroate me BE-në do të mund të rrezikohet, nëse vijojnë reagime të pamatura të opinionit kroat ndaj aktgjykimit, të cilin Gjykata e Hagës duhet t'ua shqiptojë tre gjeneralëve të premten.
EU kėrcėnon Kroacinė









- Brukseli e paralajmëroi Zagrebin se reagimet e pamatura të shqiptimit të aktgjykimeve të Ante Gotovinës, si dhe të dy gjeneralëve të tjerë kroatë, do të mund ta rrezikojnë përfundimin e negociatave të Kroacisë me BE-në, shkruan sot "Novi list".

Përfundimi i negociatave inkuadruese kroate me BE-në do të mund të rrezikohet, nëse vijojnë reagime të pamatura të opinionit kroat ndaj aktgjykimit, të cilin Gjykata e Hagës duhet t'ua shqiptojë tre gjeneralëve të premten.

Gjeneralëve, Ante Gotovina, Mlladen Markaç dhe Ivan Çermak, të akuzuar për krime lufte mbi serbët gjatë dhe pas aksionit "Stuhia" në vitin 1995, aktgjykimet duhet t'u shqiptohen më 15 prill.

"Novi List", duke iu referuar diplomatëve anonimë të Brukselit, thekson se trazira më të mëdha për shkak të aktvedimeve do të mund të ndikojnë në mbylljen e Kapitullit 23 (Jurisprudenca dhe të drejtat themelore) nga çka varet përfundimi i negociatave.

Publikuar: 13.04.2011 | 02:32
Lexuar: 219 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime