E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimin, sipas paralajmrimeve të tyre, duhet ta sjellin gjatë dy muajve të ardhshëm, informon zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski pas takimit të sotëm me kryesinë e kompanisë në Stamboll, ku po mbahet Forumi ekonomik euroaziatik.
Rriten investimet turke nė Maqedoni








Kompania turke "Shishe xham" po e shqyrton mundësinë për ta zgjeruar qëllimin fillestar për investim në Maqedoni prej 50 milionë eurove në 150 milionë, me ndërtimin e dy fabrikave shtesë për prodhimin e xhamit të drejtë dhe për automobila.

Vendimin, sipas paralajmrimeve të tyre, duhet ta sjellin gjatë dy muajve të ardhshëm, informon zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski pas takimit të sotëm me kryesinë e kompanisë në Stamboll, ku po mbahet Forumi ekonomik euroaziatik.

"Patëm takim me "Shishe xham". Procesi i analizave nga ana e tyre po vazhdon. Por, ajo që është me rëndësi, po mendojnë që krahas planit fillestar për ndërtimin e një reparti për prodhim të ambalazhit, që edhe eventualisht të zgjerohet prodhimtaria e xhamit të drejtë, investim prej 50 milionë eurove shtesë si dhe një reparti për prodhimin e xhamit të automobilave. Në lojë janë investime prej 160 milionë eurove nga Shishe xham, por vendimi nga ana e tyre nuk është sjellur për asnjë prej këtyre reparteve, por presim, sipas të thënave të tyre të jetë gjatë dy muajve të ardhshëm", deklaroi Peshevski, duke shtuar se është biseduar për mjaft hollësi teknike dhe se bisedimet po vazhdojnë.

Peshevski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, janë pjesë e delegacionit të Maqedonisë, që po merr pjesë në Forumin e 14-të euroaziatik të Biznesit, të cilin e kryeson presidenti Gjorge Ivanov.

Gjatë Forumit dyditor në Stamboll, delegacioni nga Maqedonia do të realizojë disa takime me kompani të interesuara për investime në Maqedoni. Bëhet fjalë për kompani nga industria e tekstilit, automobilistikës dhe shëndetësisë. Sipas Peshevskit, shumica e kompanive janë përmendur në opinion, por se nuk ka asgjë spektakulare për t'u kumtuar, ndërsa ai nuk dëshiron që kjo të ndjehet si fushatë parazgjedhore.

Kompania turke, siç informon, ka shfaqur interesim edhe për EMO-n e Ohrit, por, siç tha, procesi i shitjes do të zhvillohet në suaza të procedurave të tenderit.

Sipas Peshevskit, trendet ekonomike janë pozitive nëse merret parasysh ajo që tashmë është realizuar apo është në rrjedhë dhe ajo që paralajmërohet. "Ekonomitë po zhvillohen. Turqia vjet pati në nga zhvillimet më të mëdha dhe tashmë kompanitë po mendojnë për dalje jashtë kufijve, ndërsa Maqedonia është destinacion interesant investimesh. Si Qeveri do të bëjmë atë që është në mundësitë tona për t'u ndihmuar në këtë proces", theksoi zëvendëskryeministri Peshevski.

Në përqëndrim të investimeve turke në Maqedoni, i përmendi lëshimin e aeroportit në Ohër, investim nga TAV-i turk, përfundimi i paralajmëruar i aeroportit të Shkupit, gjithashtu nga TAV-i, më pas ndërtimi i qindkatësheve nga ana e "Xhevair holding", lëshimi i paradokohshëm në përdorim i fabrikës për ngjitës në Berovë, si dhe klinika e hapur e syve në Shkup.

Publikuar: 13.04.2011 | 14:19
Lexuar: 614 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime