E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo është premisa e një filmi të ri dokumentar, “Gozhdat e Kryqëzimit”, i prodhuar nga gazetari-investigativ Smicha Jacobovici, i cili edhe para transmetimit të dokumentarit kishte hapur debate në Tokën e Shenjtë.
Gozhdėt qė kryqėzuan Krishtin









A mundet që dy nga gozhdat e përdorura për të kryqëzuar Jezu Krishtin të jenë zbuluar në varin 2 mijë-vjecar në Jeruzalem?

Dhe a është e mundur që ato të jenë zhdukur në mënyrë misterioze për 20 vjet, vetëm për t’u kthyer rastësisht në një laborator të Tel Avivit?

Kjo është premisa e një filmi të ri dokumentar, “Gozhdat e Kryqëzimit”, i prodhuar nga gazetari-investigativ Smicha Jacobovici, i cili edhe para transmetimit të dokumentarit kishte hapur debate në Tokën e Shenjtë.

Filmi dokumentar vjen pas tre vitesh kërkime, gjatë të cilave Jacobovci paraqiti asertacionin e tij, një pjesë e të cilit bazohej në të dhëna empirike, ndërsa të tjerat kërkonin më shumë imagjinatë dhe pak fat.

Ai i ka cilësuar si historike zbulimet e tij, por shumë ekspertë, të kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, hodhën poshtë pretendimet e tij, duke i cilësuar si “marifete të tepruara” dhe si “publicitet me pagesë”.

Shumë relika antike, përfshirë gozhda të tjera që supozohet se janë përdorur për kryqëzimin, janë prezantuar në shekuj si objekte që kanë lidhje me Jezu Krishtin. Disa prej objekteve janë vlerësuar si të rreme, ndërsa të tjeera si të shenjta.

Jacobovci, i cili hapi debat edhe me një dokumentar të mëparshëm ku pretendonte se kishte gjetur varrin e Jezu Krishtit, thotë se ky zbulim është ndryshe nga të tjerët për shkak të kontekstit të tij historik dhe arkeologjik.

“Ajo që ne po i tregojmë botës është argumenti më i mirë arkeologjik i realizuar ndonjëherë, që tregon se dy gozhda të kryqëzimit të Krishtit janë gjetur”, deklaron Jacobovci.

“A e di unë 100 për qind që janë ato? Jo, këtë nuk e di”, shton ai, duke mbajtur në kokë kapelen e tij tradicionale të punuar me shtiza.

Publikuar: 13.04.2011 | 18:07
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime