Në hartën e turneut është edhe Izraelit, vizitë kjo të cilën analistët e vlerësojnë se po ndodhë në një moment shumë të ndieshëm, pas ofensivës ushtarake izraelite në Gazë, por edhe kundërthëniet që vetë i nxiti, e që kanë të bëjnë me hebrenjtë dhe muslimanët.
Për sigurinë e Papa Benediktit të XVI-të, janë angazhuar 80 mijë policë dhe agjentë civilë.
Prijësi romokatolik, papa Benedikti i XVI-të sot fillon vizitën historike në Lindjen e Afërt.
"Me padurim pres të jem me ju dhe t`i ndajë me ju, përmallimet dhe shpresat tuaja, në mënyrë të barabartë t`i ndajmë edhe dhimbjet dhe betejat tuaja", deklaroi Papa, para mbërritjes.
Turneun nëpër vendet e Lindjes së Afërt, që do të zgjasë deri më 15 maj, papa e fillon në Jordan, në shenjë respekti ndaj "koekzistimit fetar në vend".
Në hartën e turneut është edhe Izraelit, vizitë kjo të cilën analistët e vlerësojnë se po ndodhë në një moment shumë të ndieshëm, pas ofensivës ushtarake izraelite në Gazë, por edhe kundërthëniet që vetë i nxiti, e që kanë të bëjnë me hebrenjtë dhe muslimanët.
Për sigurinë e Papa Benediktit të XVI-të, janë angazhuar 80 mijë policë dhe agjentë civilë.
Benedikti i XVI-të është papa i tretë, që viziton Vendet e shenjta, pas vizitave historike të prijësit romokatolik Palit të Gjashtë në vitin 1964 dhe Gjon Palit të Dytë në vitin 2000./alsat-m/