Gjyqtari Trendafil Ivanovski është shkarkuar pasi që Komisioni për lustrim vërtetoi se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.
Kuvendi sot në seancën e 149-të me 72 vota "pro", tre kundër dhe pa asnjë abstenim, e zgjodhi Vlladimir Stojanovskin gjyqtar të ri të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, në vendin e të shkarkuarit, Trendafil Ivanovski.
Propozimin për zgjedhje të Stojanovskit, Këshilli gjyqësor e miratoi dje unanimisht në seancë urgjente.
Në biografinë e Stojanovskit është theksuar se ai ka qenë këshilltar i kryeministrit për çështje juridike në Qeverinë në vitin 2011, ka qenë drejtori i Byrosë për ekspertiza gjyqësore në mandatin e kësaj qeverie. Stojanovski, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është zgjedhur në vitin 2007, ndërsa në vitin 2010 është bërë gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Gjyqtari Trendafil Ivanovski është shkarkuar pasi që Komisioni për lustrim vërtetoi se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.
Gjyqtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Vlladimir Stojanovski pas zgjedhjes dha deklaratë solemne para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.