Veljanoski në emër të propozuesve, duke e elaboruar Propozim vendimin tha se në vend të shantazheve nevojitet përfshirje e gjithanshme në procesin zgjedhor fillimisht të opozitës dhe të sektorit joqeveritar.
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 149-të e filloi debatin për vendimin për vetëshpërbërjen e Dhomës ligjdhënëse, të propozuar nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski, me mbështetje të 79 parlamentarëve.
Veljanoski në emër të propozuesve, duke e elaboruar Propozim vendimin tha se në vend të shantazheve nevojitet përfshirje e gjithanshme në procesin zgjedhor fillimisht të opozitës dhe të sektorit joqeveritar.
"Kemi vendosur standarde të larta, të cilat nuk duhet të lejojmë që të prishen. Megjithatë edhe pse kemi investuar mund të madh, sjellja jo e përgjegjëshme e disa politikanëve rrezikohet ta rrëzojë të arriturën. Nlë këtë kuptim, si nënshkruesi i parë i kërkesës për shpërbërje të Kuvendit, ndjej përgjegjësi të madh që t'Ju ftoj të ndalojmë në mbrojtje të së ardhmes së Maqedonisë", theksoi Veljanoski.
Sipas tij, është mirë që vendimi për shpëbërje të Parlamentit ndodh pas ngjarjeve të rëndësishme siç janë diskutime në Strasburg në Parlamentin Evropian dhe takimet me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Ohër.
Duke folur për bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës, ai tha se kjo jo vetëm që nuk kontribuon që diçka të zgjidhet, por, përkundrazi, shërben si një lloj legjitimi i shëmtuar, me të cilën duam apo nuk duam, të gjithë së bashku prezantohemi para botës.
Detyrim i deputetëve, siç theksoi është që vazhdimisht ta përforcojnë besimin në shoqëri.
Duke u përqendruar në atë që është punuar deri më tani, kryeparlamentari tha se vlerësimi më relevant për punën e tyre vjen nga Unioni, e cila thotë se dy vjet me radhë, 2009 dhe 2010, Kuvendi ka vlerësim pozitiv në raportet evropiane të progresit.
Deputetët e PDSH-së për pëbrëjen e deritanishme të Parlamentit theksuan se ka punuar në dëm të shqiptarëve dhe në llogari të përforcimit të nacionalizmit maqedonas.
Gjatë pushimit njëorësh në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione kuvendore, të cilët duhet të promoncohen për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat, me procedurë të shkurtuar.