E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo është baza për zhvillimin politik dhe ekonomik. Vendet nga Ballkani Perëndimor patjetër duhet të vazhdojnë t'i zbatojnë reformat me dinamikë të përshpejtuar, nëse kanë për qëllim t'i shfrytëzojnë mjetet nga fondet evropiane", shtoi Baroso.
BE-ja e disponuar pėr zgjerim, shtetet kandidate duhet tė punojnė pėr biletėn













Bashkimi Evropian është i disponuar për zgjerim, por shtetet nga Ballkani edhe shumë duhet të punojnë që ta marrin biletën për inkuadrim në BE.

Ky është konkluzioni nga takimi dyditor në Bruksel i deputetëve evropian me kolegët e tyre nga parlamentet kombëtare të vendeve nga Ballkani Perëndimor, i titulluar "Ballkani Perëndimor - drejt Evropës së integruar".

Funksionimi demokratik i institucioneve, gjyqësia e pavarur, respektimi i të drejtave themelore të minoriteteve, tërheqja e investitorëve të huaj, administrata transparente publike - janë rekomandimet, të cilat kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso i drejtoi deri te të gjitha vendet kandidate për inkuadrim në Bashkimin Evropian.

"Kjo është baza për zhvillimin politik dhe ekonomik. Vendet nga Ballkani Perëndimor patjetër duhet të vazhdojnë t'i zbatojnë reformat me dinamikë të përshpejtuar, nëse kanë për qëllim t'i shfrytëzojnë mjetet nga fondet evropiane", shtoi Baroso.

Situata në Ballkan është mjaft e komplikuar dhe paralajmëron vit të stuhishëm 2011, potencoi kryetari i Komisionit Evropian. Ai përmendi se Maqedonia duhet ta zgjidh kontestin me emrin, Serbia dhe Mali i Zi të vazhdojnë me reformat, që të mund të fitojnë status kandidat, Kroacia është në fazën përfundimtare me negociatat për inkuadrim në BE, ndërsa gjendja politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, thotë, është jashtëzakonisht dramatike.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit udhëheq me Këshillin e Bashkimit Evropian, tha se Maqedonia ka status të vendit kandidat për inkuadrim në Bashkimin Evropian, por ende nuk ka datë për fillimin e negociatave.

"Kjo është absurde. Evropa patjetër urgjentisht dhe më aktivisht të përfshihet në kontestin me emrin, të cilin Maqedonia e ka me fqiun jugor", tha në fjalimin e tij, Orban.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Doris Pak.

"Është e palejuar që një vend anëtar i BE-së ta pengoj integrimin e vendit tjetër, i cili ka vullnet politik të jetë pjesë e Evropës", tha Pak.

Gjatë ditës së djeshme, parlamentari britanik, lordi Piter Bounes, megjithatë, ishte më decid.

"Nëse 26-të vendet anëtare të BE-së nuk mund të gjejnë zgjidhje që t'i ndihmojnë Maqedonisë dhe Greqisë në tejkalimin e kontestit me emrin, kjo do të thotë se kemi dështuar në aktivitetet diplomatike", deklaroi Bounes.

Publikuar: 14.04.2011 | 07:55
Lexuar: 501 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime