Dorëheqja e detyruar nuk është e mjaftueshme për marrjen e përgjegjësisë. Insistojmë që sa më shpejtë të suspendohet këshilli i shkollës, kurse përgjegjësinë ta marrin edhe kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, deklaroi Aleksandar Naumovski, LSDM.
Drejtoresha e shkollës së mesme të ndërtimtarisë Zdravko Cvetkovski, Dragica Konstadinova është dorëhequr nga posti i saj. Vendimi i tillë është marrë vetëm një javë pas vrasjes së nxënësit Muhamed Jashari në oborrin e kësaj shkolle.
Dorëheqja e drejtoreshës Konstadinova gjithashtu vjen menjëherë pas seancës së mbrëmshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku këshilltarët e LSDM-së kishin kërkuar nga ajo që të japë dorëheqje me qëllim që në të ardhmen të jetë shembull për të tjerët. Por nga LSDM-ja sot thanë se kjo nuk është e mjaftueshme, ata kërkuan dorëheqjen edhe të kryebashkiakut Trajanovski dhe Ministrit të Arsimit, Todorov.
Dorëheqja e detyruar nuk është e mjaftueshme për marrjen e përgjegjësisë. Insistojmë që sa më shpejtë të suspendohet këshilli i shkollës, kurse përgjegjësinë ta marrin edhe kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, deklaroi Aleksandar Naumovski, LSDM.
Por siç mëson Alsat-M, aktualisht kolektivi i shkollës ka filluar të mbledh nënshkrime për të mos pranuar dorëheqjen e drejtoreshës. Ndërkaq deri më tani si përgjegjës të vetëm të aktit tragjik janë 16 vjeçari i dyshuar për vrasjen e Jasharit i cili gjendet në paraburgim dhe kundër tij është ngritur padi penale, dhe bashkëmoshatari i tij, i cili do të përgjigjet për ushtrim të dhunës.
Në seancës e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit gjithashtu nga këshilltarët e PDSH-së ishte kërkuar riemërtimi i shkollës nga Zdravko Cvetkonvski në Muhamed Ali Jashari. Propozimin e tillë e mbështeti Lidhja e nxënësve shqiptar.
Lidhje a nxënësve shqiptar përkrah iniciativën nga Këshilltarët e Qytetit të Shkupit për ndërrimin e emrit të shkollës së mesme të ndërtimtarisë nga Zdravko Cvetkovski në Muhamed Ali Jashari. Sinqerisht e përkrahim iniciativën e këshilltarëve, por ky veprim të mos shfrytëzohet për poenë politik sepse jemi në prag të zgjedhjeve, deklaroi Qerim Bushi, kryetar i Lidhjes së nxënësve shqiptar.
Përndryshe emri aktual i shkollës së mesme të ndërtimtarisë Zdravko Cvetkovski i referohet një arkitekti.