Veljanovski paralajmëroi se pas shpërbërjes së Kuvendit, nesër do t'i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që duhet të mbahen më 5 qershor. Kodi zgjedhor parashikon zgjedhje të mbahen në afat prej 60 ditëve pas shpërbërjes së Parlamentit.
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 149-të e votoi vendimin për vetshpërbërje, me çka përfundoi mandati i përbërjes së deritanishme parlamentare dhe u hap mundësia për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Për vendimin për shpërbërjen e dhomës ligjdhënëse, që e propozoi kryetari i Kuvendit Trajko veljanovski me përkrahje të 79 parlamentarëve, "për" votuan gjithsej 79 deputetë, nuk pati asnjë kundër, as të përmbajtur. Në seancën krahas shumicës parlamentare, morën pjesë edhe deputetë nga partitë opozitare PDSH, DR, PLD, por jo edhe të LSDM-së, PRSD-së dhe PL-së.
Veljanovski paralajmëroi se pas shpërbërjes së Kuvendit, nesër do t'i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që duhet të mbahen më 5 qershor. Kodi zgjedhor parashikon zgjedhje të mbahen në afat prej 60 ditëve pas shpërbërjes së Parlamentit.
Kryetari i Kuvendit në emër të propozuesve, duke e elaboruar Propozim vendimin tha se në vend të shantazheve nevojitet përfshirje e gjithanshme në procesin zgjedhor fillimisht të opozitës dhe të sektorit joqeveritar.
"Kemi vendosur standarde të larta, të cilat nuk duhet të lejojmë që të prishen. Megjithatë edhe pse kemi investuar mund të madh, sjellja jo e përgjegjëshme e disa politikanëve rrezikohet ta rrëzojë të arriturën. Nlë këtë kuptim, si nënshkruesi i parë i kërkesës për shpërbërje të Kuvendit, ndjej përgjegjësi të madh që t'Ju ftoj të ndalojmë në mbrojtje të së ardhmes së Maqedonisë", theksoi Veljanoski.
Sipas tij, është mirë që vendimi për shpëbërje të Parlamentit ndodh pas ngjarjeve të rëndësishme siç janë diskutime në Strasburg në Parlamentin Evropian dhe takimet me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Ohër.
Duke folur për bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës, Veljanoski tha se kjo jo vetëm që nuk kontribuon që diçka të zgjidhet, por, përkundrazi, shërben si një lloj legjitimi i shëmtuar, me të cilën duam apo nuk duam, të gjithë së bashku prezantohemi para botës.
Detyrim i deputetëve, siç theksoi është që vazhdimisht ta përforcojnë besimin në shoqëri.
Duke u përqendruar në atë që është punuar deri më tani, kryeparlamentari tha se vlerësimi më relevant për punën e tyre vjen nga Unioni, e cila thotë se dy vjet me radhë, 2009 dhe 2010, Kuvendi ka vlerësim pozitiv në raportet evropiane të progresit.
Deputetët e PDSH-së për pëbërjen e deritanishme të Parlamentit theksuan se ka punuar në dëm të shqiptarëve dhe në llogari të përforcimit të nacionalizmit maqedonas.
Përbërja e deritanishme parlamentare, ishte e gjashta nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa është zgjedhur po ashtu në zgjedhje të përkohshme parlamentare më 1 qershor të vitit 2008