Vendimi për Gotovinën, Çermakun dhe Markaçin do të përcaktojë nëse operacioni "Stuhia" ishte thjesht një operacion për të rimarrë territoret e pushtuara nga rebelët serbë apo një rast klasik i pastrimit etnik.
- Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, sot duhet të deklarohet për aktvendimet e tre gjeneralëve kroatë - Ante Gotovina, Ivan Çermak dhe Mlladen Markaç, të akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 90-të.
Vendimi për Gotovinën, Çermakun dhe Markaçin do të përcaktojë nëse operacioni "Stuhia" ishte thjesht një operacion për të rimarrë territoret e pushtuara nga rebelët serbë apo një rast klasik i pastrimit etnik.
Prokuroria i akuzon tre gjeneralët për vrasje, dëbim dhe persekutim, por Kroacia i konsideron ata si heronjë. Fundi i fushatës ushtarake të drejtuar prej tyre në Kroaci është ditë pushimi feste e njohur si "Dita e Fitores".