Që kur ekspertët e EULEX-it filluan punën në Departamentin e mjekësisë ligjore, në dhjetor 2008, më se 200 mbetje mortore të individëve u janë kthyer familjeve të personave të zhdukur. Departamenti sipas komunikatës së Euleksit ka kryer më se 260 operacione në terren.
Në familjen Krasniqi nga fshati Carallugë afër Malishevës sot ka zi se varrosin sot mbetjet mortore të 18 të vrarëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.Viktimat ishin zhvarrosur në vitin 2004, ndërsa janë dashur gjashtë vite për identifikimin e tyre nga ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it me anë të kombinimeve të ADN-së dhe analizave mjeko-ligjore antropologjike.
Që kur ekspertët e EULEX-it filluan punën në Departamentin e mjekësisë ligjore, në dhjetor 2008, më se 200 mbetje mortore të individëve u janë kthyer familjeve të personave të zhdukur. Departamenti sipas komunikatës së Euleksit ka kryer më se 260 operacione në terren.
Sipas komunikatës së EULEX-it, mbetjet mortore të 18 viktimave të familjes Krasniqi që varrosen sot, janë vetëm disa prej gjithsej 250 trupave që gjenden në morgun e spitalit të Prishtinës, e të cilët janë në proces të identifikimit.