E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një gjë e këtillë nuk ka ndodhur fare në zonat e veriut të Kosovës dhe në këtë drejtim, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, tha se ambienti politik ka bërë që në veri të mos jetë realizuar regjistrimi.
Shtyhet regjistrimi nė Kosovė










Autoritetet përgjegjëse për regjistrimin e popullsisë kanë bërë të ditur se në përpjekje që procesi të jetë më gjithëpërfshirës, regjistrimi është shtyrë deri të martën në disa komuna të Kosovës – në Prishtinë, Deçan, Partesh, Kllokot dhe në disa komuna të tjera.

Dita e sotme ishte dashur të jetë e fundit për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë.

Një gjë e këtillë nuk ka ndodhur fare në zonat e veriut të Kosovës dhe në këtë drejtim, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, tha se ambienti politik ka bërë që në veri të mos jetë realizuar regjistrimi.

Ai tha se duhet të përmbushen disa kushte dhe se duhet të arrihet një marrëveshje me vendimmarrësit e ndryshëm, por nuk saktësoi se për cilët vendimmarrës bëhet fjalë. /rel/

Publikuar: 15.04.2011 | 16:19
Lexuar: 453 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime