Çmimi i ri i benzinës pa plumb prej 95 oktanë do të jetë 76 denarë për një litër, benzina prej 98 oktanë do të shitet për 77,5, ndërsa nafta dizel DE-V për 68,8 denarë për litër.
Prej mesnatës për 4,5 denarë për litër lirohet benzina, ndërsa për 2,2 denarë nafta dizel në pajtim me vendimin e Qeverisë që t'i ulin akcizat dhe kompensimin për rezervat e obligueshme të naftës, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë në seancën e sotme.
Çmimi i ri i benzinës pa plumb prej 95 oktanë do të jetë 76 denarë për një litër, benzina prej 98 oktanë do të shitet për 77,5, ndërsa nafta dizel DE-V për 68,8 denarë për litër.
Qeveria të mërkurën mori vendim për uljen e akcizave të naftës pa plumb për katër denarë për litër dhe naftës dizel për dy denarë për litër. Njëkohësisht është ulur edhe kompensimi për rezervat e obligueshme të naftës për 0,5 denarë.
Qeveria zgjodhi hapin e këtillë që ta mbrojë standardin e banorëve, i cënuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës në tregun botëror.