E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Informatat fillestare, thuhet në kumtesë, flasin se bëhet fjalë për fatkeqësi dhe se reagimi i shpejtë i personelit mjekësor kanë parandaluar katastrofë më të madhe, përhaqpje të zjarrit tek pacientët e tjerë në dhomë, por edhe më gjërë nëpër gjithë spitalin. Fatkeqësia ka ndodhur derisa pacientët kanë fjetur.
Suspendim i pėrkohshėm pėr punonjėsit mjekėsorė kujdestar nė spitalin










Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në orët e hershme të mëngjesit tragjikisht e humbi jetën një pacient nga Spitali special për ortopedi dhe traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër.

Sipas paralajmërimit nga Ministria, se raste të këtilla dhe të ngjashme do të jenë lëndë e analizës së Komisionit të posaçëm, ndërsa në interes të hetimit dhe deri në mbylljen e rastit, ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani i ka urdhëruar drejtorit të spitalit që përkohësisht të suspendohen punonjësit mjekësorë kujdestar, deri në përfundimin e hetimit.

Informatat fillestare, thuhet në kumtesë, flasin se bëhet fjalë për fatkeqësi dhe se reagimi i shpejtë i personelit mjekësor kanë parandaluar katastrofë më të madhe, përhaqpje të zjarrit tek pacientët e tjerë në dhomë, por edhe më gjërë nëpër gjithë spitalin. Fatkeqësia ka ndodhur derisa pacientët kanë fjetur. Të punësuarit menjëherë kanë reaguar dhe me aparate zjarrfikëse e kanë shuar zjarrin, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë pacientin, i cili u është nënshtruar të djegurave që i ka marrë në kokë. Pacienti tre vite ka qenë në vazhdimësi i hospitalizuar në spital.

Në kuadër të procedurës së rregullt gjatë ndodhive të këtilla, policia kreu ekspertizë në vendin e incidentit dhe do t'i konfirmojë rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia. Arsyet për vdekjen do të konfirmohen pas autopsisë ndaj trupit të të vdekurit, qëndron në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Publikuar: 15.04.2011 | 18:42
Lexuar: 416 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime