Sipas Ministrisë, nga janari i vitit 2011 deri sot në Maqedoni janë vaksinuar 15.000 persona prej të cilëve një e treta në kuadër të vaksinimit të jahtëzakonshëm.
Njëmbëdhjetë persona të rinj të sëmurë nga morbilet janë regjistruar sot, me ç'rast numri i përgjithshëm i të evidentuarve arriti në 714, njoftoi Ministria e Shëndetësis.
Paraqitje për fruth të vogël deri tani ka në 16 qytete. Numri më i madh janë fëmijë të moshës prej një deri katër vjet dhe të moshuar mbi 20 vjet.
Sipas Ministrisë, nga janari i vitit 2011 deri sot në Maqedoni janë vaksinuar 15.000 persona prej të cilëve një e treta në kuadër të vaksinimit të jahtëzakonshëm.
Në Shkup gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar mbi 500 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen, në kontinuitet komunikon me të gjitha institucionet shëndetësore dhe në kohë e informon opinionin.