E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirëpo, gjithmonë e kam theksuar që për të pasur një zgjidhje nuk mjafton vetëm vullneti, por duhet edhe guxim”, ka thënë kreu i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën për Televizionin A1.
ALI AHMETI: Pėr punė tė mėdha duhet guxim






“Unë nuk dua të bëhem as avokat i z. Nikolla Gruevskit, por nga të gjitha takimet që unë i kam pasur brenda këtyre dy vite e gjysmë edhe z.Gruevski është i interesuar që këto çështje të zgjidhen. Por, mendoj që nga asnjë subjekt politik apo Shoqatë joqeveritare e kështu me radhë, çështja e emrit të mos keqpërdoret për qëllime politike, grupore, do të thotë unë nuk kam vërejtur veprime që çojnë në drejtim të kundërt. Mirëpo, gjithmonë e kam theksuar që për të pasur një zgjidhje nuk mjafton vetëm vullneti, por duhet edhe guxim”, ka thënë kreu i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën për Televizionin A1.

Z. Ahmeti pranuat mesazhe nga presidenti i KE-së Baroso të cilat janë mjaft stimuluese po dhe mjaft kritike. Si lideri i BDI-së dhe pjesë e koalicionit qeveritar i përjetoi mesazhet e tilla. Reforma dhe shans në BE apo stop për perspektivën e vendit?

Mendoj që komuniteti ndërkombëtar ka investuar mjaft në Maqedoni. Gjithashtu do të theksoja edhe ndihmën e BE-së, angazhimet e mëdha dhe shumë miqësore të personaliteteve të BE-së duke filluar që nga z. Solano, Baroso e File... BE në vazhdimësi ka bërë përpjekje që Republikën e Maqedonisë ta ndihmojë në proceset euro- integruese dhe porositë jashtëzakonisht të rëndësishme që edhe sot ka bërë z. Baroso në emër të institucioneve të BE-së, pasi janë shumë të rëndësishme dhe duhet të kuptohen drejt si porosi qëllimmira dhe miqësore. Pra, të mos vonohemi të zgjedhim çështjen e emrit, të anëtarësohemi në NATO të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE se alternativë tjetër. Ky vend për të pasur stabilitet, paqe dhe siguri, mbase duhet që të gjejë një kompromis me Republikën e Greqisë dhe ne si shtet të mos vonohemi. Unë e theksova edhe gjatë këtij takimi që Maqedonia duhet të bëjë kompromis, duhet të gjejë zgjidhje sepse vetëm kështu mund të garantohet e ardhmja e sigurt e vendit. Nuk flas këtu, pa u keqkuptuar për qeveritë e vendeve fqinje, por brenda vendeve fqinje ka grupacione politike që nuk janë aq të lumtura që Maqedonia të ecë drejt rrugës së anëtarësimit në NATO dhe në BE.

Pesëmbëdhjetë vite, do ta quaja më shumë, “floskulë” politike do të duhej ta zgjedhë çështjen greko - maqedonase rreth emrit. Mandati i fundit, dyshja Gruevski-Ahmeti e folën të njëjtën gjë, por në asnjë mënyrë nuk mund të arrimë deri te ndonjë formulë përfundimtare. Dhe jo vetëm kjo, por e dëgjoj në Ohër presidentin Ivanov me fjalor se faji është në Unionin Evropian. A mund të arrihet në këtë mënyrë deri në kompromis?

Unë mendoj që nuk duhet të kërkohet fajtori kujdestar në këtë drejtim dhe mendoj që të gjitha palët duhet t’i ulin tensionet, provokimet, sepse duke pasur provokime të natyrave të “luftës” së ftohtë, mendoj që mund të largohemi nga qëllimi kryesor për gjetjen e një zgjedhje apo për arritjen e një kompromisi. Mendoj që zgjidhja e çështjes së emrit është në favor të Republikës së Maqedonisë, është në favor të Greqisë dhe në favor të së gjitha vendeve të rajonit. Unë, zaten, kam kërkuar edhe nga z. Baroso që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë palët për arritjen e një zgjidhje. Komuniteti ndërkombëtar, pra përfshirë këtu edhe SHBA-të, janë mjaft të angazhuar dhe të interesuar që ky problem të gjejë zgjidhje sa më shpejt.

A keni përshtypje për kyçjen direkt të partnerëve strategjik SHBA-të, në relacionet Shkup-Athinë. Qeveria demanton se ka çfarëdo linqe për diplomaci të fshehtë?

Unë mendoj që SHBA-të nuk bëjnë diplomaci të fshehur, ato janë shumë transparent dhe unë mund të flas me shumë kompetencë në këtë çështje, sepse jo njëherë, por disa herë na kanë inkurajuar që ne të kemi më shumë vullnet, më shumë guxim që ta mbyllim këtë çështje. SHBA-të janë të interesuara që ky proces të lëvizë nga pika e ngrirë dhe të marrë drejtim të duhur dhe të mbarë dhe sa më shpejt Maqedonia të jetë e rreshtuar me shtetet e përparuara të Evropës, të cilat aderojnë në NATO dhe BE. Do të thotë SHBA-të dhe BE-ja, interesohen dhe investojnë për paqe, stabilitet dhe siguri në Republikën e Maqedonisë, por edhe në rajonin në tërësi të Ballkanit Perëndimor, sepse, vetëm me paqe, stabilitet dhe siguri ky vend dhe rajoni mund të garantojnë ardhmëri për vendet e tyre për popujt që jetojnë në këto hapësira. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve e shteteve, që na ndihmojnë në drejtim të arritjes së këtyre qëllimeve.

Në këtë fazë, ndoshta spekuluese, a është i mundur rindërtimi i ndonjë konfederate të re ose shoqëri të vogël evropiane e Ballkanit, domethënë të gjithë së bashku, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, minus Kroacia dhe Sllovenia. A është kjo alternativa e cila mund të jetë eventualisht kënaqje e pasioneve edhe të maqedonasve edhe të shqiptarëve?

Mendoj që bashkëpunim rajonal duhet të ketë, në veçanti do të kisha thënë në mes të Republikës së Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë, sepse edhe për nga hapësira edhe për nga numri i banorëve përafërsisht janë të njëjtë, por edhe kanë shumëçka që i lidh ndërmjet veti, duke filluar për nga infrastruktura, konfiguracioni i vendeve tona të gjitha burimet, ujërat, do të thotë janë të lidhura në mes veti dhe këto duhet të forcohen, duhet të begatohen edhe më shumë. Unë mendoj që ka lëvizje në këtë drejtim, do theksoja këtu takimet që janë bërë në mes të presidentëve të këtyre vendeve, por edhe në mes të qeverive të këtyre vendeve, për shumë angazhime, si në fushën e energjetikës, infrastrukturës por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjet për çështje juridike.

Mirë, por unë atë kuptoj në mënyrë në të cilën edhe po të mos ketë koncept të qartë, Maqedonia nuk i kap filozofitë se një Shqipëri bën korridor 8 dhe 10, edhe Serbia atë e bën, Maqedonia ngelet dhe kjo qeveri në të cilën jeni ju partner në koalicion, nuk bëri asgjë në lidhjen e infrastrukturës, as në marrëdhënie të energjetikës as në marrëdhënie të infrastrukturës?

Mendoj që Maqedonia punon shumë seriozisht në drejtim të korridorit 8 si edhe në drejtim të hekurudhës Kërçovë- Qafë Thanë, rrugës Kërçovë-Dibër, gjithashtu edhe atë të rrugës Shkup – Bllacë, gjithashtu edhe në korridorin 10. Do të thotë, unë pres që brenda këtij viti të përfundojë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve për ndërtimin e korridorit 8 dhe gjithashtu pres që të përfundojë faza e studimit sa i takon hekurudhës Kërçovë -Qafë Thanë, por gjithashtu edhe në lëmin e energjetikës që duhet më shumë angazhim i grupeve të ekspertëve për linjat e tensionit të lartë por edhe për investimet të përbashkëta në ato burime natyrore ku kanë lidhshmëri do të thotë territoret, hapësirat brenda kufijve të dy vendeve tona. Këtu do të theksoja siç është rasti me fushën e Llukovës apo edhe ndonjë vend tjetër, apo shfrytëzimi i burimit të liqenit të Ohrit apo të Drinit apo edhe të ndonjë vendi tjetër.

Po kthehemi te disa relacione strategjike. A është e saktë se Gruevski pas kthimit nga Uashingtoni u ka thënë se ka qenë i përgatitur dhe se ka dhënë premtime në Shtëpinë e Bardhë se me Ahmetin do ta zgjidhë çështjen e emrit në mandatin e ardhshëm?

Unë nuk kam informacione të tilla, por mendoj që SHBA-të janë të interesuar që kjo çështje të zgjidhet dhe ne do të jemi ata që do ta ndihmojmë pa rezerva këtë proces kaq të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, do të thotë sa i takon çështjes së emrit, sepse po të mbyllet ky problem Republika e Maqedonisë të gjitha shtigjet dhe rrugët i ka të hapura drejt anëtarësimit në NATO dhe të fillimit të bisedimeve për në BE. Do të ripërsëris edhe një herë se BDI ka investuar dhe investon që vendi të ecën përpara duke mbyllur probleme, konteste, mosmarrëveshje me të gjitha vendet fqinje. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik. Pa mbylljen e këtyre kontesteve sigurisht që ne do të kemi jashtëzakonisht vështirësi të mëdha edhe në fushën e investimeve, në rritjen e papunësisë dhe në rritjen e pasigurisë dhe mosbesimit në radhë të parë, mes të qytetarëve të Maqedonisë, mes komuniteteve në Maqedoni, kështu që këto vërtetë janë çështje serioze janë çështje që duhet investim dhe guxim që të mbyllen me sukses.

Gruevski votuesve të tij do t’u shpjegojë se nga arsye patriotike nuk e ka shitur emrin dhe për këtë arsye nuk kemi arritur përpara në NATO dhe në BE. Si Ali Ahmeti, simpatizantëve të tij do t’ju shpjegojë se pesë vite përkrah politikën bazë të BDI-së e cila është euro integrimi në NATO dhe BE dhe akoma nuk e ka zgjidhur çështjen e emrit dhe nuk janë arritur ato qëllime strategjike?

Unë nuk dua të bëhem as avokat i z. Nikolla Gruevskit, por nga të gjitha takimet që unë i kam pasur brenda këtyre dy vite e gjysmë edhe z.Gruevski është i interesuar që këto çështje të zgjidhen. Por, mendoj që nga asnjë subjekt politik apo Shoqatë joqeveritare e kështu me radhë, çështja e emrit të mos keqpërdoret për qëllime politike, grupore, do të thotë unë nuk kam vërejtur veprime që çojnë në drejtim të kundërt. Mirëpo, gjithmonë e kam theksuar që për të pasur një zgjidhje nuk mjafton vetëm vullneti, por duhet edhe guximi. Për punë serioze, për punë të mëdha duhet edhe guxim për të marrë vendime pasi çdo vendim i kësaj natyre është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

A i bie autoriteti Ahmetit për atë se nuk pranon zërin e shumicës Së shqiptarëve në këtë qëllim strategjik, ose ndoshta jeni pjesë e ndonjë strategjie në të cilën edhe ju dhe Gruevski nuk e duan zgjidhjen e çështjes së emrit për disa interesa të tjera?

BDI dhe pas ju po e citoni emrin tim, nuk ka asnjë interes tjetër përveç se implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë së shqiptarëve në RM dhe anëtarësim në NATO, në BE, raporte të mira ndëretnike në vend dhe zhvillimin e prosperitet ekonomik. Do të thotë këto janë qëllimet të Ali Ahmetit, këto janë qëllimet kryesore dhe programore të BDI-së dhe unë politikë nuk bëj nëpër korridore dhe podrume, jam shumë transparent si me qytetarët si me shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, dhe unë nuk flas ndryshe me shqiptarët dhe ndryshe me bashkëqytetarët maqedonas por konceptet, opsionet të cilat i ka BDI i them hapur dhe pa dorëza përpara opinionit. Mirëpo, për të pasur progres për të pasur zgjidhje nuk mundemi ndarazi të anëtarësohemi as në NATO as në Bashkimin Evropian. Është më se e vërtetë që pjesa dërmuese e shqiptarëve të Maqedonisë duan të anëtarësohen në NATO, duan të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar, mirëpo si jetë e ndarë ne nuk mund të jemi pjesë e këtyre strukturave, prandaj këto procese duhet t’i udhëheqim, duhet t’i drejtojmë, duhet t’i motivojmë, duhet t’i inkurajojmë bashkërisht dhe bashkërisht duhet të gjejmë forcë, vullnet dhe guxim që këto çështje të rëndësishme t’i mbyllim sa më parë.

Ka një dilemë e cila tani mund të hapet, në qoftë se mbyllet konflikti mes Greqisë dhe Maqedonisë, çka mendoni në Kombet e Bashkuara cila gjuhë do të regjistrohet si gjuhë zyrtare në RM, vetëm gjuha maqedonase ose edhe ajo shqiptare?

Unë nuk dua tani që të flas për detajet se si do të duken këto çështje, me rëndësi është që sipas të gjitha shpjegimeve që mua më kanë bërë miqtë tanë ndërkombëtarë që RM nuk humbën asgjë me kompromisin që do të bëjë me Greqinë, RM do të quhet ashtu siç do të jetë vullneti i qytetarëve të saj dhe si do të rregullohet çështja e gjuhës shqipe, se si do të rregullohet çështja e gjuhës maqedonase, kjo është një çështje që duhet ekspertët të flasin, të punojnë, të mendojnë. Gjuha shqipe sipas Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare në RM dhe sipas mendimit tim çështje më me rëndësi është se si do të arrihet kompromisi sa i takon çështjes së emërimit të shtetit.

A mundem t’i përmbahem fjalëve të liderit të BDI-së se pas zgjedhjeve do të bëjë koalicion me partinë fituese në elektoratin e maqedonasve?

Ma merr mendja që për dhjetë vite edhe skena politike por edhe ajo mediatike më njeh që unë e mbaj fjalën.

Së fundmi, e shikoni Televizionin A1?

Sigurisht që unë e shoh dhe e përcjell Televizionin A1.

Nuk e përjetoni si diçka të tmerrshme këtë që bën kryeministri në hapësirën mediatike?

Unë nuk e di se si e përjeton z.Gruevski, por unë nuk kam ndonjë shqetësim të përcjell emisionet në veçanti do të thotë emisionet informative, debatet. Nuk kam kohë të përcjell të gjitha emisionet qofshin ato edukative apo të filmave.

Pra, është e rëndësishme të mbetemi në agjendën e vitit 2001 ku u balancuan marrëdhëniet ndëretnike dhe besimit mes njëri tjetrit?

Është shumë e rëndësishme dhe unë mendoj se ne bashkë kemi investuar në rritjen e besueshmërisë në mes të komuniteteve dhe ju jeni njëri nga ata që keni investuar në afrim dhe jo në ndarje. (koha e re)

Publikuar: 16.04.2011 | 10:26
Lexuar: 979 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime