Me këtë e besojmë se do të rritet besueshmëria tek kompanitë që ofrojnë kredi të këtilla dhe do të mbrohet interesi i konsumatorit dhe me këtë do të avancohet edhe biznesi i ndershëm në Maqedoni.
Ndryshimet e fundit në ligjin për konsumator që veç më janë në fuqi avancojnë pozicionin e shfrytëzuesve të kredive ngjashëm si në BE.
Përveç rritjes së vlerës së kredive nga 20 mijë euro - në 75 mijë euro, me këto ndryshime rritet edhe përgjegjësia e kompanive që ofrojnë kredi duke i obliguar ata që me kohë të informojnë konsumatorët për kushtet e kredisë.
Me këtë e besojmë se do të rritet besueshmëria tek kompanitë që ofrojnë kredi të këtilla dhe do të mbrohet interesi i konsumatorit dhe me këtë do të avancohet edhe biznesi i ndershëm në Maqedoni. Ato që edhe deri më tani kanë ofruar të gjitha informatat deri te të gjithë konsumatorët dhe një e drejtë plotësuese është që afati nga kreditimi e deri në realizmin e tij deri tani ka qenë 5 ditë periudha e ankesës apo ndryshimit të marrëveshjes ndërsa tani e zgjerojmë deri në 14 ditë me qëllim që të ofrohet më shumë hapësirë për konsumatorët të njihen me kushtet e kreditimit,deklaroi Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë.
Është e obligueshme që shfrytëzuesve të kredive tu jepet informata para nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo deri më tani nuk është praktikuar dhe shpeshherë shfrytëzuesit e kredive për herë të parë kishin mundësi të shohin marrëveshjen për kredi gjatë vetë aktit të nënshkrimit dhe kishte ankesa për atë pjesë se nuk kanë qenë të informuar sa duhet për të gjitha kushtet e kredisë, u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Këto ndryshime i ka përshëndetur edhe kryetarja e organizatës për mbrojtje të konsumatorëve Marijana Lonçar-Vellkova sipas së cilës këto ndryshime paraqesin hap pozitiv drejt mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve. [/b](Gjyltene Rexhallari, Alsat-M)[/b]