E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Drejtimet të cilat janë të rëndësishme për popullatën shqiptare janë teknik laborant, teknik farmaceut, prodhimtaria e prodhimeve kimike, prodhimi i prodhimeve të kozmetikës, d.m.th këto janë drejtime në të cilat do të pranohen nxënësit sivjet, në vitin shkollor 2011-12.
Marija Kiri Skllodovska’, hapen 7 paralele me mėsim nė gjuhėn shqipe








Për herë të parë në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit me drejtime profesionale “Marija Kiri Skllodovska”, do të hapen 7 paralele me mësim në gjuhën shqipe. 238 semi-maturantë shqiptarë do të mund të konkurrojnë për drejtimet: laboratori, farmaci drejtimin e prodhimeve kimike dhe të kozmetikës si dhe drejtimin e optikës. Profesorët shqiptarë shprehen të kënaqur nga numri i paraleleve shqiptare dhe bëjnë apel për tu riregjistruar në këtë shkollë pasi deri më tani interesimi I nxënësve shqiptarë për këto drejtime ka qenë shumë i ulët.

“Drejtimet të cilat janë të rëndësishme për popullatën shqiptare janë teknik laborant, teknik farmaceut, prodhimtaria e prodhimeve kimike, prodhimi i prodhimeve të kozmetikës, d.m.th këto janë drejtime në të cilat do të pranohen nxënësit sivjet, në vitin shkollor 2011-12. Shkolla posedon kuadër professional për plotësimin e kushteve në procesin edukativo arsimor. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për nxënësit të cilët do të vijnë dhe do të shkollohen që të mbarojnë shkollë e mesme në shkollën Marija Kiri Skllodovska në Shkup”, deklaroi Xhevdet Shabani, profesor i gjuhës shqipe.
Sipas profesorit Bilgin Ajredini, shkolla e mesme e kimisë ka kushte shumë të mira për mësim përfshirë edhe laboratorët të furnizuar me pajisje nga më modernet

“Nxënësit të cilët do të mësojnë në këtë shkollë do të profesionalizohen në profilet mjekësi, kimi dhe drejtime të lëndëve natyrore. Kjo do të jetë si bazë për ta për studime nëpër fakultete të ndryshme. Fantomat të cilat i donë Ministria e Polonisë janë disa mjete më të cilat nxënësve ju lehtësohen që praktikisht të shohin atë të cilën e punon duke e ditur se shkollat tjera nuk e kanë këtë. Çdo herë në teori i kanë mësuar këto gjëra e kështu me radhë. Kështu nxënësi i shkollës së mesme për herë të parë do të jetë në gjendje që ta shohë at të cilën e ligjëron profesori në lëndën përkatëse”, tha Bilgin Ajredini, profesor i kimisë.


Profesorët Shabani dhe Ajredini thonë se për shkak të mosinteresimit të mjaftueshëm të semi-maturantëve shqiptarë për këtë shkollë, planifikojnë që të bëjnë vizitë në çdo shkollë fillore me qëllim që t’i njoftojnë nxënësit për programin dhe kushtet që ofron shkolla e kimisë. Për momentin në shkollën e mesme “Marija Kiri -Skllodovska”, funksionon vetëm një paralele me mësim në gjuhën shqipe, është ajo e vitit të dytë me 32 nxënës. Melihate Rustemi

Publikuar: 16.04.2011 | 18:42
Lexuar: 575 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime