Shpejt pas ngjarjes grupi me dy automjete është arratisur në drejtim të fshatit Jegunoc. Gjatë tentimit për të ndaluar njërin nga automjetet, drejt policëve është shtënë me ç'rast njëri nga nëpunësit policorë është plagosur në dorë dhe në këmbë.
- Në këmbim zjarrin, i cili ka ndodhur në afërsi të fshatit Jegunoc të Tetovës, një person identiteti i së cilit nuk është përcaktuar është vrarë, ndërsa një polic është lënduar lehtë. Kërkimi pas grupit të plaçkitësve ende vazhdon. MPB gjatë ditës do të dalë me më shumë detaje për rastin.
Tani për tani dihet se mbrëmë rreth orës 18, një grup i armatosur prej më shumë anëtarëve kanë hyrë në artarinë "Isak" në Tetovë dhe ka tentuar ta plaçkitë pronarin I.F., me ç'rast e kanë plagosur në këmbë.
Shpejt pas ngjarjes grupi me dy automjete është arratisur në drejtim të fshatit Jegunoc. Gjatë tentimit për të ndaluar njërin nga automjetet, drejt policëve është shtënë me ç'rast njëri nga nëpunësit policorë është plagosur në dorë dhe në këmbë.
Grupi ka arritur të depërtojë, por në afërsi të vijës hekurudhore në Jegunoc, është ndeshur me policinë. Këtu sërish ka ardhur deri te të shtënat dhe ku sipas gjasave është qëlluar edhe personi i vrarë.
Të shtënat në këtë rajon të Tetovës, i kanë shqetësuar banorët e komunës Jegunoc. Ata mbrëmë ishin dëshmitarë të frekuentit të madh të forcave policore.
Ekipet SPB Tetovë deri vonë mbrëmë kanë punuar në zbardhjen e rastit dhe konfirmimin e fakteve.