Vendosen pllaka mermeri të kualitetit të lartë, dhe punohet në riparimin e instalimit elektrik ku reflektorët e vjetër do të zëvendësohem me të rinj dhe Brenda kësaj jave, shatërvani me pamjen e re do të vihet në funksion, thekson Kurtish Salija, drejtor i NP Komunalec.
Shatërvani në parkun te sheshi i qytetit, i cili kishte pësuar dëmtime të shumta, këtyre ditëve është duke u riparuar. Punimet i kryen Ndërmarrja publike Komunalec, ndërsa për këtë qëllim Komuna e Gostivarit nga buxheti i saj ka ndarë rreth 2 mijë euro.
Vendosen pllaka mermeri të kualitetit të lartë, dhe punohet në riparimin e instalimit elektrik ku reflektorët e vjetër do të zëvendësohem me të rinj dhe Brenda kësaj jave, shatërvani me pamjen e re do të vihet në funksion, thekson Kurtish Salija, drejtor i NP Komunalec.
Dëmtimet e shatërvanit janë si pasojë e ndikimeve atmosferike por edhe të shkaktuara nga faktori njeri. Komuna e Gostivarit apelon deri te qytetarët që të kujdesen për pasurinë publike dhe njëherit ti denoncojnë rastet e dëmtimeve të pronës publike dhe pajisjeve urbane nga ana e personave të pandërgjegjshëm.