E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konkursi për “Sorra prize” është hapur për të gjitha zhanret e filmave dhe animacioneve. Fituesi i çmimit, i cili ndahet në kuadër të rubrikës “DokuKids”, do të shpallet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të festivalit “Dokufest”, i cili nis rrugëtimin në muajin korrik në Prizren.
“DokuKids” thėrret tė rinjtė qė tė bėjnė film







Të rinjtë nën moshën 18-vjeçare, të cilët kanë vizion regjisorial për të realizuar film të shkurtër, kanë një muaj kohë që projektet e tyre t’ua adresojnë organizatorëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”.

Konkursi për “Sorra prize” është hapur për të gjitha zhanret e filmave dhe animacioneve. Fituesi i çmimit, i cili ndahet në kuadër të rubrikës “DokuKids”, do të shpallet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të festivalit “Dokufest”, i cili nis rrugëtimin në muajin korrik në Prizren.

Drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, ka thënë se regjisorët e rinj që duan të konkurrojnë për këtë çmim kanë lirinë për të përzgjedhur temën dhe llojin e teknologjisë me të cilën realizojnë filmin.

“Ajo që kërkohet është një film i shkurtër me kamerë të madhe ose të vogël, me mobil, me webcam, me aparat ose çka do tjetër që iu kujtohet”, ka thënë Nurkollari, derisa ka shtuar se nuk ka kufizime e as rregulla.

Nurkollari ka shtuar se kjo është hera e tretë që “DokuFest” ndan “Sorra Prize” dhe interesimi i kineastëve të rinj për t’u bërë pjesë e garës ka qenë i mirë.

“Jemi shumë të kënaqur, por gjithmonë ka vend për përmirësime. Na vjen mirë që interesimi ka qenë i madh në edicionet e kaluara”, ka thënë ai.

Nurkollari ka zbërthyer idenë e ndarjes së çmimit “Sorra Prize”. “Ideja është stimulimi i të rinjve për film dhe për të thyer barrierën se me filma merren vetëm njerëzit që shkollohen”, ka thënë ai.

Sivjet Festivali i filmit dokumentar dhe atij të shkurtër shënon edicionin e dhjetë jubilar.

Publikuar: 18.04.2011 | 13:57
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime