E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Muzeu, i ndërtuar në vitin 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar dhe 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas viteve ‘90, i lënë jashtë vëmendjes së strukturave qeveritare, nisi të shkatërrohej gradualisht.
Shkatėrrohet muzeu kombėtar i












Banorët: Ministria e Kulturës e ka lënë në mëshirë të fatit

Muzeu kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", i ndërtuar në Sinë të Dibrës, fshatin ku lindi Heroi ynë Kombëtar, aktualisht gjendet tërësisht i shkatërruar.

Muzeu, i ndërtuar në vitin 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar dhe 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas viteve ‘90, i lënë jashtë vëmendjes së strukturave qeveritare, nisi të shkatërrohej gradualisht.

Banorët e Sinës në Komunën e Arrasit, në Rrethin e Dibrës, japin alarmin për prishjen e muzeut. Ngjitemi në Sinë për të vizituar muzeun dhe përballemi me "vetminë" e tij në një cep të fshatit, i mbyllur me dy dryna.

Një nga banoret e fshatit, 80- vjeçarja Munire Kaloshi, e cila banon pranë muzeut, thotë për "Shqip", se dikur muzeu ka qenë me gjithë të mirat, por pas viteve ‘90 ai u shkatërrua. "Dëgjo more bir, vazhdon të tregojë ajo, ne po na shkatërrojnë shtëpitë dhe jo më muzeun, por duhet ndërhyrja e shtetit për mirëmbajtjen e tij".

Një tjetër banor i fshatit, 74- vjeçari Lazam Kaloshi, shtëpia e të cilit ndodhet fare pranë muzeut, thotë se e ka ndërtuar me duart e tij muzeun dhe i dhemb në shpirt shkatërrimi. Në pamundësi të hyjmë brenda muzeut, pasi çelësat për hapjen e tij i ka marrë me vete në Tiranë ish-fqinja me muzeun tashmë e larguar, vëzhgojmë nëpërmjet dritareve me xhama të thyer, ku shohim se brenda nuk ka mbetur asgjë, çdo gjë është e shkatërruar. "Këtu po na vjedhin shtëpitë dhe jo më muzeun për të cilin nuk interesohet askush", vazhdon më tej.

Asllan Pira, drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit Sinë, vendlindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, thotë se është mjaft i shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet muzeu. Sipas tij, muzeu është shpallur kombëtar dhe administrohet nga vetë Ministria e Kulturës, e cila prej vitesh ka hequr dorë, duke e lënë atë në mëshirë të fatit. Ai kritikon drejtuesit e Komunës Arras, që nuk tregojnë interesin e duhur për të dialoguar me Ministrinë e Kulturës për mirëmbajtjen e muzeut, pasi ai është kombëtar dhe me vlera të spikatura historike. /Shqip/

Publikuar: 10.05.2009 | 04:13
Lexuar: 1235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime