E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim Milloshoski - Gar Store, siç ishte paralajmëruar, do të bisedohet për prioritetet strategjike të Maqedonisë gjegjësisht integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO dhe mbështetjen e Mbretërisë të Norvegjisë në drejtim të realizimit të tyre, veçanarisht në pjesën e integrimit në Aleancë.
Ministri i Punėve tė Jashtme tė Norvegjisė, Jonas Gar Store nė Maqedoni









- Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Miloshoski sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë të Norvegjisë, Jonas Gar Store, i cili gjendet për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Gjarë bisedimeve, pritet që të shkëmbehen mendime për bashkëpunim bilateral mes dy vendeve dhe mundësitë për përparimin e saj, para se gjithash, nevojën ekonomike, nevojën për thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunim në sferën multilaterale, si dhe aktivitetet e orientuara nga pasurimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellët.

Në takim Milloshoski - Gar Store, siç ishte paralajmëruar, do të bisedohet për prioritetet strategjike të Maqedonisë gjegjësisht integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO dhe mbështetjen e Mbretërisë të Norvegjisë në drejtim të realizimit të tyre, veçanarisht në pjesën e integrimit në Aleancë.

Ministrat e punëve të jashtme, Milloshoski dhe Gar Store do të nënshkruajnë marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtjen nga evazioni fiskal në lidhje me tatimet nga të ardhurat ndërmjet Republikës të Maqedonisë dhe Mbretërisë të Norvegjisë.

Vizita e ministrit norvegjez paraqet konfirmim për gatishmërinë e Mbretërisë të Norvegjisë për mbështetjen e rrugës së integrimit evropian të Republikës të Maqedonisë dhe interesin për përparimin e mëtejshëm dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Publikuar: 19.04.2011 | 01:25
Lexuar: 286 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime