E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Diplomati italian do zëvendësojë holandezin Pieter Feith, i cili është Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë që nga shkurti i vitit 2008.
Vjen Gentilini, shkon Faithi









Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që diplomati italian, Fernando Gentilini të dërgohet në Kosovë si emisar special me mandat tremujor, kanë thënë burime të gazetës “Express”. Emërimi zyrtar do të bëhet së shpejti nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila edhe e ka propozuar Gentilinin për këtë post.

Diplomati italian do zëvendësojë holandezin Pieter Feith, i cili është Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë që nga shkurti i vitit 2008.

Megjithatë, Feith do të vazhdojë punën në Kosovë edhe pas 30 prillit, por vetëm si Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, pozitë në të cilën ka mandat të pakufizuar. Brukseli ka vendosur që emisari i ri të ketë mandat vetëm tre muaj për shkak se shtetet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth riorganizimit të pranisë evropiane në Kosovë dhe nëse EUSR-ja do të shërbej edhe si Shef i ICO-së.

Deri në fund të korrikut të këtij viti, në BE shpresohet se do të ketë marrëveshje për rigrupimin e strukturave evropiane në Kosovë dhe do të emërohet Emisari me mandat të plotë.

Aktualisht, Fernando Gentilini është një nga këshilltarët për Ballkanin në Sekretariat të BE-së dhe është i përfshirë edhe në dialogun për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka punuar në Kosovë në vitin 2004 dhe 2005, si përfaqësues personal i Javier Solanës. Gentilini ka filluar karrierën në shërbimin diplomatik të Italisë në vitin 1990.

Ka punuar në Ambasadën italiane në Etiopi. Më vonë është dërguar në Misionin e përhershëm italian në Bruksel. Para se të emërohet emisar i Solanës në Prishtinë, Gentilini ka qenë shef i Departamentit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Italisë. Nga viti 2008 deri më 2010, ai ka shërbyer në Afganistan si Përfaqësues i Lartë Civil i NATO-s

Publikuar: 19.04.2011 | 02:25
Lexuar: 406 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime