Fizikanët flasin për zbulimin e sub-grimcës atomike dhe të fuqisë bërthamore që e shoqëron. Po doli e saktë do të mund të ndodhnin ndryshime në rregullat universale të fizikës të vendosura qysh para 30 vjetëve.
Zbulimi i ri i fizikanëve botërorë mund të jetë një shqyrtim i pabesueshëm në shkencën bashkëkohore, ose një përpjekje eksperimentale që do të harrohet shpejt.
Fizikanët flasin për zbulimin e sub-grimcës atomike dhe të fuqisë bërthamore që e shoqëron. Po doli e saktë do të mund të ndodhnin ndryshime në rregullat universale të fizikës të vendosura qysh para 30 vjetëve.
Kohë më parë kanë ndodhur spekulime integrale rreth të dhënave të mbledhura si pasojë e shfaqjes së përplasjes së grimcës sub-atomike që formon protonet dhe anti-protonet 2 milionë herë në sekondë.
Shkencëtarët mendojnë se do të mund të ishte zbuluar emetimi i energjisë që do të shkakton diçka që do të mund të ishte grimcë e re sub-atomike, ose madje një kopsht zoologjik i tërë grimcash që bëhet brenda një fije sekondi para se të shndërrohet në diçka më të kapshme.
Hulumtuesit besojnë se anomalia në të dhënat e tyre tregon se grimca deritash e pazbuluar sub-atomike ka një masë rreth 150 herë më të madhe se protoni, që ndikon në entitetin e elektrizimit pozitiv brenda bërthamës së atomit.
Nëse kjo tregohet e vërtetë, do të mund të shkaktonte dyshimin në teorinë se çdo materie ka masën, për shkak të ekzistimit të llojit tjetër të grimcave sub-atomike të quajtura Bozon Higs. Këto janë Grimcat e Perëndisë për të cilat fizikanët teorikë supozojnë se ekzistojnë, por që megjithatë duhet të zbulohen.
Nëse kjo shenjë përfaqëson atë që mendojmë se përfaqëson, do të mund të ishim në rrugën për të kuptuar pse materia ka masën, kurse drita nuk e ka, thotë profesori Kened Plain, fizicient teorik në Universitetin e Bostonit. Ndoshta po shohim sinjalin për llojin e ri të interaksionit bërthamor që po e quajmë Tehnicolour. Ky skenar do ta zëvendësonte Bozon Higs.
Modeli standard i fizikës, që shpjegon sesi ndikojnë grimcat sub-atomike në katër forca natyrore gravitacion, elektromagnetizëm dhe në fuqitë e dobëta e të forta bërthamore parasheh që Bozon Higs, nëse ekziston, do të sqarojë pse gjërat kanë peshë për to.
Profesori Bryan Koks nga Universiteti Manchester thotë nëse këto rezultate çojnë nga analizat e tjera në analiza vijuese dhe nxjerrin konfirmimin përmes edhe të një eksperimenti, fizikës siç e njohim i vjen fundin.
Edhe pse fizicientët janë të sigurt për zbulimin 99.7 %, ai ende nuk është gjë e sigurt. Prandaj, ka nevojë për probabilitet më shumë se një në një milion.