E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga fillimi i muajit prill janë hapur aplikacionet e reja për të interesuarit që dëshirojnë të regjistrohen në Akademisë Diplomatike Shqiptare për të ndjekur specializimin për marrëdhënie dnërkombëtare dhe diplomaci.
Diplomoi gjenerata e gjashtė nė Akademinė Diplomatike Shqiptare






Ditë më parë specializantë të Akademisë Diplomatike Shqiptare përfunduan me sukses specializimin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Në një ceremoni të organizuar nga ana e drejtuesve të Akademisë Diplomatike Shqiptare si: Lisen Bashkurti president, Bashkim Rama drejtor eksekutiv, Astrit Memia koordinator dhe kryetari i Akademisë për Maqedoni Arsim Sinani, me këtë rast ata i përgëzuan specializantët për kryerjen me sukses të specializimit në fjalë. Në këtë ceremoni solemne presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, ambasador Lisen Bashkurti I uroi specializantët për kryerjen me sukses të specializimit duke u dëshiruar sukses në karrierën e tyre profesionale.

Në fjalën e tij Arsim Sinani kryetar i Akademisë Diplomatike Shqiptare në Maqedoni tha se ishte kënaqësi që të punoj me ju, jeni një gjeneratë e veçantë dhe me rezultatet që keni treguar nuk dyshoj se do të keni ardhmëri të ndritur dhe sukses në punët tuaja profesinale në të ardhmen. Ai në mes tjerash falemnderoi për mbështetjen dhe për kontributin që në këtë cikël e kanë dhënë personalitete të ndryshme vendore e ndërkombëatre si: ambasadori francez në Shkup shkëlqësia e tij, Zhan Klod Shlumberzhe, ish kryeministri shqiptar Ylli Bufi, ish ministri i jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, ambasadori shqiptar në Shkup Arben Çejku, zv kryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi, studjuesi Afrim Krasniqi, dr.Ilir Kulla, profesor Milaim Fejziun, publicisti Qani Mehmedin, që u dhanë mundësi specializantëve për të fituar dije të reja në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare e parlamentarizmit. Në këtë vijë Arsim Sinani iu falenderua drejtuesve e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Mehmet Hajrizi që hapën dyert e Parlamentit për speëcializantët e Akadmisë Diplomatike Shqiptare. Nëq fund z.Sinani u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë që së bashku me profesorë dhe specializantë të Akademisë Diplomatike Shqiptare të na pres kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë zonja Jozefina Topalli që ishte një privilegj për të gjithë ne

Në mes tjerash u cek rëndësia e specializiamit që e organizon Akademia Diplomatike Shqiptare në funksion të ngritjes së kapaciteteve të reja diplomatike. Në fund për nder të specializantëve u shtrua një darkë nga ana e ambasadorit Lisen Bashkurti.

Nga fillimi i muajit prill janë hapur aplikacionet e reja për të interesuarit që dëshirojnë të regjistrohen në Akademisë Diplomatike Shqiptare për të ndjekur specializimin për marrëdhënie dnërkombëtare dhe diplomaci. Të interesuarit mund që të komunikojnë në telefonin 044 330413, 072515371 apo të kërkojnë formularin nëpërmjet postës elektronke arstetova@hotmail.com deri në fund të prillit aplikacione mbeten te hapura, klasa do të ketë jo më shumë se 25 specializantë.

Nga drejtues të Akademisë Diplomatike Shqiptare kuptojmë se sivjet do të fokusohen në organizimin e një shkolle verore për gjeneratat e reja ku do të marrin pjesë personqalitete të ndryshme me influencë nga bota shqiptare. Poashtu do të organizohet edhe një konferencë ndërkombëtare në vigjilje të 10 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit.

Publikuar: 19.04.2011 | 15:21
Lexuar: 868 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime