E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmërimi përveç në gjuhën maqedonase do të jetë edhe në gjuhën shqipe aty ku do të paraqiten mbi 20 % e votuesve si dhe në gjuhën zyrtare të vendit përkatës. Lajmërimi do të shpallet edhe në faqen e internetit të MPJ-së me të gjitha detajet.
Zgjedhjet e parakohshme, pėrgatitjet pėr votimin e diasporės










KSHZ dhe Agjencia për Migrim me aktivitete të ndara dhe forma të ndryshime informimi të diasporës për procesin zgjedhor të 4 qershorit, pra një ditë para zgjedhjeve në Maqedoni. Nga KSHZ edhe pse paralajmëruan për sot promovimin e doracakut për diasporën, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Agjencia po përgatit një kumtesë e cila pritet të publikohet nesër dhe e njëjta do t’u dorëzohet organizatave të ndryshme të mërgimtarëve në mbarë botën. Ndërsa, nesër skadon afati kur Ministria e Jashtme duhet të dorëzoj lajmërimin për zgjedhjet e 4 qershorit deri te përfaqësitë diplomatike konsulare, e cila më pas obligohet që të shpall thirrjen publike në një nga gazetat nacionale me tirazh më të madh në vendin përkatës.

Lajmërimi përveç në gjuhën maqedonase do të jetë edhe në gjuhën shqipe aty ku do të paraqiten mbi 20 % e votuesve si dhe në gjuhën zyrtare të vendit përkatës. Lajmërimi do të shpallet edhe në faqen e internetit të MPJ-së me të gjitha detajet. Kërkesën për votim shtetasit e Maqedonisë duhet ta dorëzojnë deri në përfaqësitë diplomatike konsulare personalisht ose përmes postës elektronike. Mbledhja e firmave për listë të kandidatëve bëhet nga persona të autorizuar në përfaqësitë diplomatike konsulare nga data 25 prill deri më 4 maj.

Kandidatët për deputet dhe bartës të listave në diasporë duhet të autorizojnë përfaqësues të tyre në Maqedoni. Ata do të jenë të obliguar për të gjitha aktivitetet zgjedhore, veçanërisht për ankesat dhe paditë. Përbërja e këshillave zgjedhor është ngjashëm si në Maqedoni, 3 nga administrata dhe 2 nga partitë politike. Diaspora është ndarë në tre njësi zgjedhore. Njëra përfshinë Evropën dhe Afrikën, e dyta Amerikën Veriore dhe Jugore, dhe e treta Azinë dhe Australinë.

Më 4 qershor, diaspora do të votojë në gjithsej 50 përfaqësi diplomatike konsulare, edhe atë në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Beograd, Lubjanë. Në Gjermani do të votohet në Berlin, Bon dhe Munih, në Zvicër do të votohet në Bernë dhe Gjenevë, ku do të mbuloj votimin edhe të Lihtenshtajnit. Diaspora në Greqi do të votojë në Athinë dhe Selanik, në Itali votohet në Romë dhe Venedik, ndërsa do të përfshihet edhe Malta në Vatikan.

Në Turqi do të votohet në Ankara dhe Stamboll, ndërsa do të përfshihen edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kazakistani, Kirgistani, Azerbajxhani dhe Uzbekistani. Në Francë do të votohet në Paris dhe Strasburg, ndërsa do të përfshihet edhe Portugalia. Votime do të ketë edhe në Tel Aviv, Budapest, Nju Delhi, Hagë, Varshavë, Bukuresht, Moskë e cila do të mbuloj edhe Bjellorusinë. Pastaj, në Madrid, në Stokholm e cila mbulon edhe Finlandën.

Në Britani të Madhe do të votohet në Londër, ndërsa do të mbuloj edhe votimin e Irlandës dhe Islandës. Diaspora nga Maqedonia do të mund të votojë edhe në Kiev, Doha, Pragë, Oslo, Uashington, Detroit, Çikago dhe Nju Jork. Votimi i diasporës, Maqedonisë do ti kushtoj mbi 1 milion euro. Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 19.04.2011 | 17:40
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime