E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ibrahim Rugova si dhe jeta e veprimtaria politike e tij si udhëheqës politik e shpirtëror i shqiptarëve është vlerësuar dhe vazhdon të ngjallë debat në mënyra të ndryshme e kontroverse. Kundërshtarët e tij e kanë anatemuar, duke u përpjekur në disa raste ta denigrojnë”, shkruan në librin e Bytyçit.
Filozofia politike e Ibrahim Rugovės










Emri dhe veprimtaria politike e Ibrahim Rugovës e ka tërhequr vazhdimisht studiuesin Enver Bytyçi cili tregon se mu për këtë arsye i hyri punës për të shkruar një libër mbi Ibrahim Rugovën. “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës” e autorit Bytyçi është një studim i përqendruar në aktivitetin politik dhe figurën e Rugovës prej lideri, por që në fillim të librit Bytyçi e prezanton atë në fëmijëri, student dhe me angazhimet e para.

“Ibrahim Rugova si dhe jeta e veprimtaria politike e tij si udhëheqës politik e shpirtëror i shqiptarëve është vlerësuar dhe vazhdon të ngjallë debat në mënyra të ndryshme e kontroverse. Kundërshtarët e tij e kanë anatemuar, duke u përpjekur në disa raste ta denigrojnë”, shkruan në librin e Bytyçit.

Ai po ashtu në libër shënon se bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e kanë mbështetur Rugovën duke u magjepsur me idetë dhe veprimtarinë politike e atdhetare të liderit të tyre. Partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë pasur rastin ta takojnë e të bisedojnë me të, sipas librit në fjalë ende ruajnë kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme dhe kanë dhënë vlerësime të pazakonta për një politikan ballkanik.

“Në një shoqëri demokratike e pluraliste është normale diskutimi pro dhe kundër një figure të caktuar politike. Ky fakt e bën të domosdoshëm debatin mbi rolin historik, kulturën filozofike dhe ndikimin aktual të njeriut që për dy dekada qëndroi në qendër të një procesi historik të papërsëritshëm jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë”, shkruan Bytyçi.

Sipas analizës së tij, Ibrahim Rugova kishte ardhur në historinë politike të Kosovës në një moment kthese në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi por edhe të zhvillimeve rajonale. Ishte periudha kur sistemi komunist ishte tronditur dhe ndoshta shqiptarët në Kosovë kishin dhënë sinjalin e parë më 1981 për shembjen e sistemeve totalitare dhe federatave artificiale, siç ishte Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike apo Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Për Bytyçin, Ibrahim Rugova ishte elementi kyç i këtyre zhvillimeve.

“Veprimtaria dhe idetë e tij kanë tërhequr vëmendjen e shqiptarëve që në mesin e viteve 1980, kur ai ballafaqohej me strukturat e shoqatave dhe organizatave krijuese të shkrimtarëve serbë, me të cilët replikonte në gjuhë krejt të ndryshme nga replikat e mëparshme që shqiptarët kishin bërë me serbët. Një gjuhë që përmbante në vetvete kundërshtim të vendosur, por me një elokuencë të jashtëzakonshme. Kur Ibrahim Rugova erdhi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, në 1986, ajo u shndërrua në një alternativë përballë regjimit të Serbisë në Kosovë, që në vitin 1989 u shndërrua në një parti politike që mori emrin Lidhja Demokratike e Kosovës”, shkruan ai.

Programi i kësaj partie politike, që Rugova e themeloi dhe e drejtoi deri sa vdiq, sipas Bytyçit i cili iu referohet edhe ekspertëve të shumtë të huaj është vlerësuar si programi i parë politik në vendet e Lindjes që ka ardhur në harmoni të plotë me programet politike të partive demokratike në Europën Perëndimore dhe në Amerikë. Studiuesi nuk e ka njohur personalisht Rugovën, ndërsa vendimi për ta shkruar këtë libër e mori para pesë vitesh, kur ai ishte në Institutin e Studimeve për Paqen në një universitet në Gjermani.

Ai hasi në shumë materiale që i referoheshin politikës dhe filozofisë së Rugovës. ”Në atë institut ishte i vetmi politikan shqiptar që nuk sulmohej nga asnjë autor, ekspert, studiues i çështjeve shqiptare në Gjermani. Askush nuk hidhte qoftë edhe një fjalë të keqe për të. Arrita në konkluzionin se ai nuk i kishte lënë asnjë shteg askujt që të spekulonte dhe të vepronte në mënyrë kritike, aq më tepër kur shumica e atyre analistëve ishin me prirje pro serbe”, tregon Bytyçi.

Në fakt, historia politike e Ibrahim Rugovës është e lidhur me disa momente kyçe. Një prej tyre, i theksuar qartë në librin e Bytyçit, i referohet kohës kur Rugova po humbiste besimin e masës, gjë që shkaktoi ngërçin politik të Kosovës. Sipas studiuesit, në fillimet e veta politike Rugova kishte në lëvizjen e vet rreth 700 mijë anëtarë, duke përfshirë thuajse të gjithë shqiptarët.

“Ai vendosi një disiplinë politike të admirueshme në popullsinë e Kosovës. Popullsia iu bind filozofisë së tij në mënyrë të pashembullt në historinë e popujve ballkanike. Kjo ishte fitorja më e madhe e Ibrahim Rugovës. Si pasojë e kësaj ai arriti ta refuzojë regjimin serb në Kosovë dhe ngriti strukturat paralele. Pas vitit 1995 kur u zhvillua Konferenca e Dejtonit filozofia e tij erdhi duke u konfliktuar me elementë të tjerë radikalë, të cilët kërkonin të përshpejtonin zgjidhjet në favor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, përfundon Bytyçi. /Shqip/

Publikuar: 20.04.2011 | 00:18
Lexuar: 634 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
edi (01/06/2011 01:25:20) shum i nderuar zotri byty**** vazhdo ne punen tende te palodhshme te pershendes tung tung klm

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime