Me grada të gjenerales, Presidentja në këtë ditëlindje hyn paksa e dorështrënguar për gazetarë, pasi që deri tani nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediet, qoftë kosovare apo edhe të huaja.
Ka lindur në Rashkoc të Gjakovës më 20 prill të vitit 1975.
Ups! Pak klishe!
Po flasim për ditëlindjen e 36 të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilën sot sigurisht që do ta festojë me stafin e saj në Presidencë.
Por, si?
Këtë nuk e di askush, por sigurisht kjo do të jetë ditëlindja më interesante e Atifete Jahjagës, nëse ato i krahasojmë me ditëlindjet tjera.
Express Rozë ka dashur të dijë më shumë për ndonjë organizim në lidhje me ditëlindjen e Presidentes. Por, stafi i Presidentes si duket i ka ruajtur befasitë për Presidenten, e ndoshta të mërkurën do të tregojnë për dhuratat për të.
Të kontaktuar me telefon disa persona nga stafi i Presidencës nuk kanë dashur të flasin për atë së si do tia urojnë Presidentes ditëlindjen, edhe pse thuhet se asaj qysh tash i janë rezervuar befasi të këndshme.
Sipas disa burimeve, përpos dhuratave, pritet edhe organizimi i ndonjë darke. Ndoshta aty pritet që të marrin pjesë edhe paria e vendit.
Njëkohësisht kjo është ditëlindja e parë e Presidentes, kur ajo do ti hipë makinës me targa 001. Do tia mësyjë në mëngjes Presidencës, e ku e dimë me sa buqeta lulesh do ta presin atë sot.
Të imagjinojmë se brenda do të ketë edhe ndonjë verë të bardhë apo të kuqe, ndërkaq kush nga liderët e partive politike do të tregohet me xhentëlmen dhe do ia jap asaj dhuratën më të mirë.
Nëse nuk e keni ditur, Jahjaga, që në krye të shtetit erdhi më 8 prill të këtij muaji, është presidentja më e re në Evropë.
Ajo është një presidente e konsensusit të tri forcave politike në vend, PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, me zgjedhjen e së cilës u shmang një krizë politike në vend.
Me grada të gjenerales, Presidentja në këtë ditëlindje hyn paksa e dorështrënguar për gazetarë, pasi që deri tani nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediet, qoftë kosovare apo edhe të huaja.
Në fund, Presidentja e Kosovës përveç shqipes flet edhe anglishten dhe serbishten. Ups! Pak Klishe. Megjithatë, Urime 36 vjetori, Presidente!
Mirënjohje për ditëlindje
Në 36 vjetorin e ditëlindjes, Presidentja Atifete Jahjaga do ta marrë edhe një mirënjohje.
Në orën 10, një delegacion i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës do të takohet me të dhe do tia dorëzojë një mirënjohje për kontributin e saj për avancimin e pozitës së grave.
Po ashtu, Jahjaga do të falënderohet edhe për kontributin që ka dhënë si anëtare e Bordit të Rrjetit
Në dhjetor të vitit 2010, anëtaret e Rrjetit
nominuan dhe votuan znj. Jahjaga për anëtare të Bordit dhe ajo shërbeu në këtë bord deri në zgjedhjen e saj si Presidente.
(Express)