E shtunë, 2.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kinemanë "Cine Doré " në Madrid, prej nesër e deri më 30 maj do të mbahet revia e filmave të Maqedonisë, të organizuar nga Kinoteka e Maqedonisë në bashkëpunim me Amabsadën e Maqedonisë në Madrid dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe kinotekës së Spanjës.
Retrospektivė e filmave tė Maqedonisė nė Spanjė








Në kinemanë "Cine Doré " në Madrid, prej nesër e deri më 30 maj do të mbahet revia e filmave të Maqedonisë, të organizuar nga Kinoteka e Maqedonisë në bashkëpunim me Amabsadën e Maqedonisë në Madrid dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe kinotekës së Spanjës.

Retrospektiva nesër në mbrëmje në mënyrë solemne do të hapet me filmat e vllezërve Manaki, pastaj do të shfaqet edhe filmi artisitk "Tatuazha" e Stale Popovskit. Programi deri më 30 maj do të vazhdojë me shtatë tërësi të përmbajtjes, të përbëra nga filmi dokumetar dhe filmi serik apo i animuar dhe filmi artistik, kurse çdo tërësi do të shfaqet në dy mbrëmje.

Do të shfaqen edhe filmat "Dae" nga Stole Poov, "Para shiut" nga Millço Mançevski, "Golgota" nga Meto Petrevskit, "Mis Staun" nga Zhivorad Mitroviq, "Adam" nga Petar Gligorovski, "Koha pa luftë" nga Branko Gapo, "Dora" nga Darko Markoviq, "Fara e zezë" nga Kiril Cenevski, "Rezistencë" nga Boro Pejçinov, "Uji i madh" nga Ivo Trajkov, "Bereqet" nga Mitko Panov dhe "Iluzion" nga Svetozar Ristevski.

Kinoteka e Spanjës ka përpunuar edhe katalog për këtë ngjarje, kurse mysafirë në hapje do të jenë aktori Meto Jovanovski, Mimi Gjorgoska - Ilievska drejtor i Kinotekës së Maqedonisë, dhe filmologu Vlladimir Angelov.

Publikuar: 11.05.2009 | 05:34
Lexuar: 1297 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime