E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për arsyeshmërinë ekonomike të ZZHTI-së Tetovë është përpunuar fizibiliti studim, ndërsa sipas ministrit Besimi, nëse promovohet në mënyrë aktive projekti atëherë mund të gjindet investitor solid i cili ka përvojë në këtë sferë në vende të tjera.
Besimi, nė format 3D prezantoi zonėn e lirė ekonomike tė Tetovės








Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi para afaristëve dhe kompanive të huaja bëri prezantimin 3D të zonës së lirë ekonomike në Tetovë, e cila do të ndërtohet sipas modelit të partneritetit publiko-privat. Besimi u shpreh se deri në fund të korrikut pritet të përfundojë faza e dytë e tenderit, periudhë pas së cilës priten edhe ofertat e para nga kompanitë pjesëmarrëse në tender. Me ndërtimin e kësaj zone pritet të hapen deri në 10 mijë vende të reja të punës, ndërsa investimi i parë pritet në vitin 2012.

“Sipas projeksioneve, do të thotë investimet e para gjegjësisht në infrastrukturë në këtë zonë duhet të nisin prej vitit 2012. Ne vendosëm për këtë qasje me qëllim që të bëjmë një partneritet privat-publik me investitorë të cilët do të kenë mundësi të realizojnë biznesin e tyre edhe atë pa marrë parasysh a janë investitorë të vendit apo të huaj”, tha Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë.

Por afaristët vendas thonë se që në fillim vërehet favorizim i kompanive të huaja, duke pasur parasysh faktin se kompanitë vendase nuk kanë përvojë me ekonomizimin e zonave të lira ekonomike.

“Në një mënyrë e pamundëson pjesëmarrjen korrekte konkrete të kompanive tona si të barabarta në këtë tender, ngase aty parashihet një kusht ku subjekti në fjalë duhet të plotëson edhe kushtin ku ka administruar zona të lira. Ne e dimë se në Maqedoni por besoj edhe më gjerë nuk kemi ashtu kompani që kanë përvojë me zona të lira”, u shpreh Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së.

Për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike në Tetovë interes kanë shprehur kompani daneze, norvegjeze, indo-amerikane, një subjekt afarist nga vendi dhe një kompani turke e cila ekonomizon me disa zona të lira ekonomike në Turqi. Zonë e lirë ekonomike e Tetovës shtrihet në një sipërfaqe prej 97 hektarësh.

Në anën tjerë, drejtori i Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo, tha se disa kompani të huaja shumë shpejtë pritet të zyrtarizojnë hyrjen e kapitalit të tyre në zonën e lirë ekonomike ‘Bunarxhik’ të Shkupit.

“Me një pjesë të këtyre kompanive jemi në bisedime afatgjate, me disa këto bisedime zgjasin edhe një apo dy vite. Me një kompani bisedimet i kemi filluar verën e kaluar. Do të thotë periudha më e shkurtër për miratimin e vendimit është një vit”, deklaroi Viktor Mizo, drejtor i Agjencisë për investime të huaja.

Kompanitë që investojnë në zonat e lira ekonomike gëzojnë lehtësime tatimore dhe doganore si dhe mundësi më të lehtë për eksportin e prodhimeve të tyre. Nevzat Mamuti

Publikuar: 20.04.2011 | 15:50
Lexuar: 742 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime