E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

U.d shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Natalija Drozd vlerëson se stërvitja në pjesë të madhe do ta rrisë kapacitetin e Maqedonisë, siç tha, në miratimin e ligjeve për reformë më të mirë në rregullativë dhe do të kontribuojë për arritjen e parimit të sundimit të së drejtës.
Stėrvitje pėr pėrpilimin dhe zbatimin mė tė mirė tė ligjeve











Nëpunës shtetëror në nivelin qendror dhe lokal, të cilët merren me përpilimin dhe zbatimin e ligjeve, prej nesër deri në fund të vitit do t'i zgjerojnë dituritë dhe shkathtësitë e tyre, në kuadër të projektit "Përgatitje për rregullat - stërvitje për administratën", për implementimin e të cilit sot u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim mes Misionit të OSBE-së dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë.

"Qëllimi kryesor i projektit është të përforcohet kapaciteti dhe ekspertiza e adminsitratës shtetërore, që të sigurohet proces efikas, transparent dhe inkluziv në propozimin dhe implementimin e ligjeve, si dhe përparimin e mëtejshëm të sundimit të së drejtës. Duhet ta përparojë edhe procesin e afrimit të legjislaturës së Maqedonisë ndaj asaj të BE-së dhe ta ngrit vetëdijen e të gjitha palëve të involvuara për rregullimin e mirë të politikave", deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski pas nënshkrimit të Memorandumit.

U.d shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Natalija Drozd vlerëson se stërvitja në pjesë të madhe do ta rrisë kapacitetin e Maqedonisë, siç tha, në miratimin e ligjeve për reformë më të mirë në rregullativë dhe do të kontribuojë për arritjen e parimit të sundimit të së drejtës.

"Misioni i OSBE-së mbetet vazhdimisht dhe plotësisht i angazhuar që të ndihmojë autoritetet vendore në sigurimin e një procesi ligjdhënës gjithëpërfshirës dhe efikas, që do të rezultojë në legjislacion më të mirë dhe më lehtë të arritshëm", tha Drozd.

Projekti përfshin përpilimin dhe implementimin e programit gjithëpërfshirës për stërvitje për çështje lidhur me legjislaturën dhe rregullativën, e i cili është i dedikuar për nëpunësit shtetërorë, tlë cilët merren me përpilimin e ligjeve. programi arsimor do të plotësohet me kurs për mësim në distancë (e-learning).(MIA)

Publikuar: 20.04.2011 | 16:23
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime