E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në organizim të Insitutit Hajek nga Vjena dhe Insititutit për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare "OHËR", sot në Shkup filloie para nga seria e konferencave të parapara me "Free Market Road Show 2009", në të cilën debatohet për shkaqet, pasojat dhe rrjedhat e ardhshme të krizës botërore ekonomike.
Maqedonia nikoqire e











Në organizim të Insitutit Hajek nga Vjena dhe Insititutit për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare "OHËR", sot në Shkup filloie para nga seria e konferencave të parapara me "Free Market Road Show 2009", në të cilën debatohet për shkaqet, pasojat dhe rrjedhat e ardhshme të krizës botërore ekonomike.

Në hapjen e konferencës foli ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, i cili tregoi për implikimet e krizës botërore ekonomike jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në atë social dhe politik.

Sipas Milloshoskit, ky vit do të jetë i rëndë për të gjitha shtetet, ndërsa duke pasë parasysh atë që partnerët më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë do të kenë recesion më të vogël apo më të madh, kompanitë eksportuese të maqedonisë do të përballen me sfidë të madhe për t'i mbajtur të punësuarit dhe të kenë sukses deri në periudhën kur do të fillojë rikuperimi nga kriza ekonomike. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se Qeveria ka qsje serioze dhe ka ndërmarrë masa sistemore për zbutjen e pasojave nga kriza globale.

Milloshoski theksoi se në periudhlën e ardhshme është shumë me rëndësi të ruhet klima e mirë investuese.

"Që të arrihet kjo, duhet të kemi sistem mirë të organizuar, në të cilin sundimi i ligjit dhe respektimi i marrëveshjeve të kontraktuara do të jenë parakushtet themelore në mënyrë që secili të mund të ndjehet njëjtë i trajtuar në vendin ku kla investuar, pa marë parasysh nëse janë investues të jashtëm apo vendor", tha ministri Milloshoski. Në atë kontekst, Milloshoski shfaqi bindje se për kontestin ndërmjet komanive energjetike EVN Maqedonia dhe ELEM, fjalën kryesore do ta ketë sistemi i pavarur gjyqësor, në mënyrë që ai do ta prëcaktojë raportin ndërmjet subjekteve juridike në bazë të marrëveshjeve të cilat i kanë kontraktuar ndërmjet veti.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në konferencë tregoi se kroza ekonomike, krahas numrit të madh të të papunëve dhe shkaktimit të tensionimeve sociale, ka edhe implikime politike, ndërsa në disa vende edhe ndryshim të bilancit politik.

Sipas Milloshoskit, ekziston rrezik i vogël që kriza ekonomike ta bëjë më të fuqishëm zërin e atyre që më pak besojnë në Evropën e bashkuar dhe ta ngadalësojë procesin e proceseve eurointegruese. "Por, në çdo rast, nuk presim që vendet e vogla - aspirante për anëtarësim në BE dhe për liberalizim të vizave të jenë viktima kolaterale të asaj që është rezultat i mangësive të Uollstritit. procesi i eurintegrimeve në çdo segment duhet të vazhdojë", tha Milloshoski.

"Free Market Road Show 2009" është seri e konferencave të nivelit të lartë ku liderët e bizneseve, profesorë universitarë, politikanë, ekonomistë dhe gazetarë udhëtojnë nëpër më shumë qytete evropiane, në të cilat realizojnë platforma për diskutim lidhur me çështje për ngjarjet globale në planin ekonomik. Për herë të parë këtë viti karvani nga ekspertë eminentë ekonomikë do të fillojë në Shkup dhe deri më 20 maj do të kalojë nëpër shtatë qytete evropiane - Zagreb, Podgoricë, VJenë, Bratisllavë, Vaduc (Lihtenshtajn), Paris dhe Londër.

E tërë ngjarja këtë vit do të zhvillohet nën patronazhin e përgjithshëm të ministrit federal austriak të marëdhënieve evropiane dhe ndërkombëtare, Majkëll Shpindeleger.

Konferenca filloi me nismë të Institutit Hajek nga Vjena, ndërsa në nivel evropian është mbështetur nga Ministria austriake e Punëve të Jashtme. Për herë të parë konferenca u mbajt në maj vitin e kaluar në pesë qytete të Evropës - Vjenë, Portorozh, Berlin, Pragë dhe Bruksel.

Publikuar: 11.05.2009 | 19:20
Lexuar: 496 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime