E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kolegët thanë se shtetasi britaniko-amerikan, Tim Hetherington, dhe amerikani, Chris Hondors, janë vrarë mbrëmë vonë, kur grupi i tyre ishte goditur nga zjarri në qytetin Misrata.
Libi: Janė vrarė dy fotoreporterė perėndimorė








Dy fotoreporterë perëndimorë janë vrarë në Misrata të Libisë, derisa po e mbulonin luftën në këtë qytet, ndërmjet kryengritësve dhe forcave të kolonelit, Muamer Gadafi.

Kolegët thanë se shtetasi britaniko-amerikan, Tim Hetherington, dhe amerikani, Chris Hondors, janë vrarë mbrëmë vonë, kur grupi i tyre ishte goditur nga zjarri në qytetin Misrata.

Tim Hetheringtion, 41 vjeçar, ishte regjisor i filmit dokumentar “Restrepo”, për ushtarët e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Chris Hondros, poashtu 41 vjeçar, kishte raportuar nga zonat e konflikteve prej viteve të 90-ta, përfshirë edhe luftërat në Kosovë, Irak dhe Afganistan.

Raportohet se të dy fotoreporterët ishin në mesin e 10 të vrarëve në Misrata, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Libi.

Publikuar: 21.04.2011 | 09:08
Lexuar: 380 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime