Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot njoftoi se 4.694 njerëz janë infektuar me virusin e gripit të ri, ndërsa 53 njerëz kanë vdekur, nga të cilët 48 në Meksikë, tre në SHBA dhe nga një në Kanada dhe Kosta Rikë.

Virusi H1N1 është regjistruar në 30 shtete, nga të cilët numri më i madh në Meksikë - 1.626, në SHBA - 2.532, ndërsa në KIanada 284.
Nga shtetet evropiane më e përfshirë është Spanja, ku janë regjistruar 93 njerëz të sëmurë nga gripi A, ndërsa në Britani të Madhe - 39. Franca ka paraqitur 12 njerëz të infektuar, Gjermania - 11, Italia - nëntë, Holanda tre, ndërsa Irlanda, Portugalia, Austria, Danimarka, Suedia, Zvicra dhe Polonia nga një rast.
Autoritetet kineze njoftuan se akoma gjurmojnë për rreth 150 persona të cilët kanë qenë në aeroplanin e njëjtë me personin për të cilin është konfirmuar se është zyrtarisht me virusin H1N1.
OBSH para dy javësh e ngriti nivelin e rrezikut në shkallën e pestë, e parafundit para shpalljes së pandemisë.