E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dekani në fillim prezantoi organizimin e fakulteti, programet studimore dhe punën kërkimore shkencore, ku më andej, prodekania për shkencë i njoftoi mysafirët se fakulteti përbëhet prej shtatë departamente, në kuadër të të cilëve ka një numër të madh të laboratorëve dhe qendrën për analizën e ushqimeve.
Delegacioni i FTUU nė vizitė zyrtare nė Universitetin e Lubjanės dhe Universitetin e Zagrebit

06. Prill. 2011 - Delegacioni nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, në përbërje: Mr. sc. Gafur Xhabiri, Prodekan, Mr. sc. Namik Durmishi, Shef i Programit studimor, Mr. sc. Erhan Sulejmani dhe Ass. Ismail Ferati, Koordinator i ECTS, nga data 04-06.04.2011 realizoi një takim pune në Fakultetin Bioteknik të Universitetit të Lubjanës dhe në Fakultetin e Bioteknologjisë Ushqimore të Universitetit të Zagrebit.

Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit me fakultetet e lartpërmendur, më 4 prill, në Fakultetin Bioteknik të Lubjanës u realizua një takim pune me Prodekanin, Prof. dr. Janez Hribar, Shefin e Programit studimor të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. dr. Bozhidar Zhlender dhe udhëheqësen e doktoraturës, Prof. dr. Sonja Smole Mozhina, ku nga ana e tyre u prezantua organizimi i fakultetit, programet studimore dhe puna kërkimore- shkencore, më pastaj delegacioni ynë i vizitoi laboratorët dhe bibliotekën e fakultetit, ku prej së afërmi u njoftua me punën shkencore që kryhet në këtë fakultet.
Delegacioni i FTUU në vizitë zyrtare në Universitetin e Lubjanës dhe Universitetin e Zagrebit

Në fund, me një drekë pune nikoqirët shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, edhe atë: për ofrimin e ndihmës për punimin e temave të masterit dhe doktoraturës, shfrytëzimin e laboratorëve pa kompensim, ndihmën për mësimdhënie, realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, përpjekjen për harmonizimin e planeve dhe programeve mësimore, konform deklaratës së Bolonjës, si dhe hapjen e programeve të reja dhe gatishmërinë për organizimin e seminareve dhe simpoziumeve të përbashkëta. Me këtë, në përfundim të takimit u dakorduan të dyja palët.

Më datën 05-06.04, delegacioni ynë pati takim pune në Fakultetin e Bioteknologjisë Ushqimore të Universitetit të Zagrebit, ku u takua me Prof. dr. Damir Jezhek (dekan), Prof. dr. Dushka Çuriç (prodekane për shkencë) dhe Prof. dr. Ingrid Bauman (prodekane për marrëdhënie me jashtë). Dekani në fillim prezantoi organizimin e fakulteti, programet studimore dhe punën kërkimore shkencore, ku më andej, prodekania për shkencë i njoftoi mysafirët se fakulteti përbëhet prej shtatë departamente, në kuadër të të cilëve ka një numër të madh të laboratorëve dhe qendrën për analizën e ushqimeve.
Delegacioni i FTUU në vizitë zyrtare në Universitetin e Lubjanës dhe Universitetin e Zagrebit

Gjatë zhvillimit të bisedimeve, dekani ishte shumë i kënaqur nga vizita jonë, meqë në mesin e delegacionit tonë ishte edhe një ish student i tyre (Mr.sc.Gafur Xhabiri - prodekan), dhe nga të dyja palët u konstatua me kënaqësi se në të ardhmen do të bashkëpunohet në fushën e hulumtimeve shkencore, kryerjen e pjesës eksperimentale për temën e doktoraturës, angazhim të ligjëruesve me renome për ligjërata në FTUU, pjesëmarrje në projekte të përbashkëta bilaterale në mes dy shteteve, bashkëpunim në harmonizimin e programeve studimore konform standardeve të Bolonjës etj.

Të nesërmen, delegacioni ynë i vizitoi departamentet e fakultetit, si edhe laboratorin e ri të operacioneve teknologjike, ku gjendej edhe aparatura për matjen e teksturës së ushqimeve e cila është e vetmja e këtij lloji në rajon. Gjithashtu, dekani na e prezantoi edhe metodën e re të konservimit të produkteve, e cila me sukses kishte filluar të përhapet në Kroaci.
Delegacioni i FTUU në vizitë zyrtare në Universitetin e Lubjanës dhe Universitetin e Zagrebit
Delegacioni i FTUU në vizitë zyrtare në Universitetin e Lubjanës dhe Universitetin e Zagrebit
Delegacioni i FTUU në vizitë zyrtare në Universitetin e Lubjanës dhe Universitetin e Zagrebit
Delegacioni i FTUU në vizitë zyrtare në Universitetin e Lubjanës dhe Universitetin e Zagrebit

Publikuar: 21.04.2011 | 12:05
Lexuar: 729 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime