Disertacioni i Mr. Raman Ismailit paraqet punën disa vjeçare, e cila shquhet për nga forma dhe përmbajtja dhe e cila i përmbush kriteret themelore të një studimi bashkëkohor, duke e aplikuar metodologjinë më bashkëkohore të punës kërkimore-shkencore.
18. Prill. 2011 - Mr. Raman Ismaili e mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit të Manastirit, respektivisht në Fakultetin e Turizmit dhe Hotelerisë, në Ohër, më 18.04.2011, para komisionit në përbërje: prof.dr. Lidija Simonçeska-kryetare e komisionit, prof.dr. Sofronija Milladinoski-menor, prof.dr. Mitre Avramoski-anëtar, prof.dr. Jovan Stojanoski-anëtar dhe prof. dr. Ivanka Nestoroska- anëtare. Mr. Raman Ismaili, ligjërues në USHT, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: Çmimet si përcaktues të avantazhit konkurrues në ndërmarrjet e hoteliere në regjionin e Ohrit dhe Strugës.
Disertacioni i Mr. Raman Ismailit paraqet punën disa vjeçare, e cila shquhet për nga forma dhe përmbajtja dhe e cila i përmbush kriteret themelore të një studimi bashkëkohor, duke e aplikuar metodologjinë më bashkëkohore të punës kërkimore-shkencore.
Në këtë punim shkencor, i cili ka për qëllim themelor zhvillimin e turizmit në rajonin e Ohrit dhe Strugës, duke i analizuar rrjedhat e zhvillimit të ekonomisë turistike në Maqedoni, e me theks të veçantë për industrinë e hoteleve në rajonin e destinacionit të Ohrit dhe Strugës.
Përkushtimi shkencor dhe format analitike e krahasuese të zhvillimit të kësaj dege të industrisë turistike që, mr. Raman Ismaili i nxjerr në shesh dobësitë dhe përparësitë e zhvillimit, duke bërë krahasime në suaza rajonale dhe brenda Maqedonisë.
Disertacioni është i ndarë në dy tërësi; e para, i përfshin hulumtimet teorike, dhe e dyta, trajton hulumtimet empirike të realizuara në terren.
Pasi që e mbrojti me sukses këtë disertacion të doktoratës, para komisionit përkatës, mr. Raman Ismaili mori titullin: doktor i shkencave në lëmin e turizmit dhe hotelerisë, me çka USHT-së iu shtua edhe një doktor i shkencave, edhe pse në këtë lëmi universiteti ka nevojë për kuadër të këtillë.
Mr. Raman Ismaili, është ligjërues në USHT, në Fakultetin Ekonomik, drejtimi i Turizmit.