E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konferencën shkencore e shpalli të hapur Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, me ç’rast theksoi se Konferenca ka për qëllim trajnimin në lëmin e bujqësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes reformës së kurrikulave, në vendet e interesuara, siç janë: Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Serbisë dhe Republika e Bosnje e Hercegovinës.
Nė Shkup u organizua Konferenca shkencore pėr zhvillimin rural nė Ballkanin Perėndimor



19. Prill. 2011 - Në amfiteatrin e objektit të studimeve të disperzuara të USHT-së, në Shkup, sot i hapi punimet Konferenca shkencore me temë: “Zhvillimi rural në Ballkanin Perëndimor”.

Ky projekt ka për qëllim të krijojë një Qendër për edukimin rural, që do të jetë në shërbim të mbështetjes së Programit për zhvillimin rural dhe aktiviteteve të tjera të arsimit joformal rural.

Konferencën shkencore e shpalli të hapur Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, me ç’rast theksoi se Konferenca ka për qëllim trajnimin në lëmin e bujqësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes reformës së kurrikulave, në vendet e interesuara, siç janë: Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Serbisë dhe Republika e Bosnje e Hercegovinës.
Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor

Rektori, Prof. dr. Agron Reka, po ashtu para pjesëmarrësve vuri në dukje se prioritetet e kësaj Konference do të jenë zhvillimi dhe përmirësimi kompetencave të profesionistëve të arsimimit joformal, i cili do t’u mbajë trajnime joformale palëve të interesuara në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural; do të organizojë prezantime interdisciplinaritetit dhe do të jep Certifikata për programin e Zhvillimit rural në Institucionet udhëheqëse të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Fillimin me punë të kësaj Konference e përshëndeti edhe ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, i cili mes tjerash deklaroi se ministritë përkatëse do ta japin kontributin maksimal për t’i shfrytëzuar të gjitha resurset me të cilat posedojnë, me qëllim që ky projekt të ketë efektin e duhur.

,,Ne e përkrahim iniciativën e USHT-së, respektivisht të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, për organizimin e kësaj konference për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor, si dhe të këmbehen përvoja, gjegjësisht të mësohet diçka e re nga ato vende të Ballkanit që kanë një zhvillim rural të përparuar.

Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor

Kuptohet që Qeveria, gjegjësisht Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal, përmes zhvillimit të rajoneve rurale, si pjesë e zhvillimit të përgjithshëm, do ta aktivizojnë dhe stimulojnë potencialin që ka vendi, sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë, çdo herë duke pasur parasysh se një numër i madh i popullatës jeton në vendbanime rurale dhe të ketë mundësi të përfitojë nga prodhimet, qoftë për tregun e vendit qoftë për tregun e rajonit”, theksoi ministri Musa Xhaferi.

Përndryshe, ky projekt realizohet në përputhje me Sistemin evropian të transferimit të kredive (ECTS), në institucionet udhëheqëse të arsimit sipëror në Ballkanin Perëndimor.

Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor
Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor
Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor
Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor
Në Shkup u organizua Konferenca shkencore për zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor

Publikuar: 21.04.2011 | 03:25
Lexuar: 701 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime