E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mesin e instrumenteve më të mahnitshme të njeriut, më çudibërësi, pa dyshim është libri, pasi libri e ndryshon njeriun, e pasuron shoqërinë me vlera të reja të dijes dhe e humanizon shoqërinë”, tha në mes tjerash rektori Reka
Nė Fakultetin e Administratės sė Biznesit nė Kumanovė u promovuan 15 tituj  tė librave shkencorė nga lėmi i Ekonomisė dhe Arkitekturės















18 prill 2011 -Në Fakultetin e Administratës së Biznesit të USHT-së, që funksionon në Kumanovë, u bë promovimi i 15 librave shkencorë nga lëmi i ekonomisë dhe arkitekturës, të cilët janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase me mbështetje financiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Me rastin e promovimit të këtyre librave, rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, theksoi se përmes këtij projekti të Qeverisë, USHT, por edhe universitetet tjera në vend, e pasurojnë fondin e bibliotekave të tyre me literaturë profesionale-shkencore, për nevojat e studentëve, por edhe fondin e përgjithshëm, me vlera të reja kulturore, të cilat janë të pranishme në shoqëritë më të përparuara të botës së sotme, si në SHBA dhe vendet e BE-së.
“Në mesin e instrumenteve më të mahnitshme të njeriut, më çudibërësi, pa dyshim është libri, pasi libri e ndryshon njeriun, e pasuron shoqërinë me vlera të reja të dijes dhe e humanizon shoqërinë”, tha në mes tjerash rektori Reka.
Në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë u promovuan 15 tituj  të librave shkencorë nga lëmi i Ekonomisë dhe Arkitekturës

Në këtë promovim, të pranishëm ishin edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov.

“Projekti kapital i Qeverisë për përkthimin e 1000 librave shkencorë dhe profesional, me të cilat mësohet në universitetet më të mira dhe më me renome në SHBA, Angli, Francë dhe Gjermani, vazhdon me dinamikën e paraparë”, theksoi në fjalën e tij, kryeministri Nikolla Gruevski, duke theksuar se deri tani janë përkthyer 486 tituj nga numri i paraparë.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, theksoi se 15 titujt e ri të promovimit të 28-të, ngërthejnë në vete përmbajtje teorike dhe praktike nga më shumë lëmi, prej të cilave pjesa më e madhe janë nga lëmi i ekonomisë dhe arkitekturës dhe janë me rëndësi të veçantë, si për studentët e ciklit të parë, ata të ciklit të dytë, por edhe doktorantët e ardhshëm.

Promovimi i organizuar në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë, ku u promovuan 15 tituj, ishte promovimi i 28-të, ndërsa i treti që organizohet në njërin prej fakulteteve të USHT-së.

Në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë u promovuan 15 tituj  të librave shkencorë nga lëmi i Ekonomisë dhe Arkitekturës
Në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë u promovuan 15 tituj  të librave shkencorë nga lëmi i Ekonomisë dhe Arkitekturës
Në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë u promovuan 15 tituj  të librave shkencorë nga lëmi i Ekonomisë dhe Arkitekturës

Publikuar: 21.04.2011 | 12:56
Lexuar: 788 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime