Në seancë, siç informoi KRD-ja, u konstatua se edhe krahas mendimit të kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në dokumentin që është dërguar deri te KRD-ja, nuk është përmendur mendimi i KSHZ-së, por informacioni se e kanë tërhequr pikën nga rendi i ditës dhe se kërkojnë informata shtesë nga debati publik, që është në kompetencë të KRD-së.
Këshilli për radiodifuzion (KRD) në seancën e sotme e miratoi "Rregulloren për qasje të barabartë në përfaqësimin madial gjatë fushatës zgjedhore" dhe "Rregulloren për sjelljen e radiodifuzerëve në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore".
Në seancë, siç informoi KRD-ja, u konstatua se edhe krahas mendimit të kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në dokumentin që është dërguar deri te KRD-ja, nuk është përmendur mendimi i KSHZ-së, por informacioni se e kanë tërhequr pikën nga rendi i ditës dhe se kërkojnë informata shtesë nga debati publik, që është në kompetencë të KRD-së.
KRD-ja konsideron se ky qëndrim i KSHZ-së është përzierje në integrimet e saj dhe në pavarësinë si organ rregullator.
Nga KRD-ja potencojnë se miratimit të rregulloreve u ka prirë një debat i gjerë dhe transparent publik me të gjitha palët në sferën e mbulimit medial të zgjedhjeve: radiodifuzerët, SHGM-në, sektorin joqeveritar, Qendrën për zhvillim të mediave, si dhe me përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare në shtet.