E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ueb portali është i thjeshtë, por shumë funksional dhe tani për tani ka dy versione, në gjuhën maqedonase dhe angleze. Është përpiluar në bashkëpunim me Federatën e prodhuesve organikë sipas parimit të partneritetit publik-privat, si pjesë fushatës të filluar kohë më parë për popullarizimin e prodhimtarisë organike të Maqedonisë.
Promovohet internet faqja e re








Qasje të lehtë dhe të shepjtë deri te informacionet për prodhuesit e ushqimit organik të Maqedonisë dhe për ofertën e produkteve organike vendore mundëson internet faqja www.organicmacedonia.org.mk që sot u promovua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave.

Ueb portali është i thjeshtë, por shumë funksional dhe tani për tani ka dy versione, në gjuhën maqedonase dhe angleze. Është përpiluar në bashkëpunim me Federatën e prodhuesve organikë sipas parimit të partneritetit publik-privat, si pjesë fushatës të filluar kohë më parë për popullarizimin e prodhimtarisë organike të Maqedonisë.

"Internet faqja "Maqedonia organike", është mjet, i cili do të japë informacione themelore për ushqimin organik dhe në mënyrë më të lehtë drejtpërdrejt do t'i ndërlidh konsumatorët me fermerët. Në një vend ofron informata për sasitë dhe vendet ku mund të blihen prodhimet organike. Me këtë portal dëshirojmë ende më shumë ta popullarizojmë ushqimin organik, ta ofrojmë deri te konsumatorët të cilët tashmë bëjnë dallim, e dinë çfarë është e shëndetshme, cilësore, e pastër dhe natyrore", tha ministri Lupço Dimovski para promovimit.

Linku "çfar të blej" e shfleton vargun e produkteve organike të kaprshme, ndërsa "ku të blej" orienton në çdo prodhues individualisht, në komuna, duke përfshirë edhe kontaktin e tij.

Sipas ministrit Dimovski, në Maqedoni interesi për prodhime organike është gjithnjë e më i madh. Veçanërisht kërkohen jo vetëm në tregun vendor por edhe në ato të huaj, qengj organik, mjaltë dhe verë.

Maqedoni disponon me 3.000 hektarë drithëra organikë, rreth 1.000 hektarë ushqim për kafshë, 350 hektarë pemëtari, 245 hektarë fidane të vreshtës dhe 200 hektarë kultura kopshtare. Në mënyrë të përshpejtuar zhvillohet edhe blegtoria organike. Në vitin 2009 si organike u certifikuan 377 kokë gjedhi, ndërsa vjet numri i tyre përfshinte mbi 2.500.

Si rezultat rritjes të sipërfaqeve të certifikuara për prodhimtari organike dhe numrit të fermerëve organikë, Qeveria këtë vit e rriti mbështetjen financiare për këtë kategori të prodhimeve bujqësore nga ato të vjetshmet 70,8 milionë denarë në 110 milionë denarë.

Në Maqedoni kontrollin profesional dhe certifikimin e prodhimeve bujqësore organike e kryejnë dy trupa për certifkim të autorizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe kontrolli dhe supervezion i plotë mbi punën e trupave të certifikuar është në kompetencë të Inspektoriatat shtetëror për bujqësi.

Internet faqja në periudhën e ardhshme do të sendërtohet dhe plotësohet.

Publikuar: 21.04.2011 | 20:19
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime