Qëllimi i konventës është ekonomikisht t'i thellojë lidhjet midis Mesdheut Juglindor, gjegjësisht vendet nga procesi i Barcellonës të cilat nuk janë anëtare por janë në marrëdhënie partneriale me Bashkimin Evropian, me Ballkanin Perëndimor dhe EFTA-n përmes BE-së.
Liberalizim dhe konkurrencë më të madhe të eksportuesve të Maqedonisë në tregjet e Bashkimit Evropian do të mundësojë Konventa rajonale për rregulla pan-evropiane-mesdhetare për prejardhje, që Maqedonia do ta nënshkruajë gjatë javës së ardhshme.
Me konventën do të tejkalohen vështirësitë në menaxhimin e rrjetit prej 60 protokolleve bilaterale për rregullat për prejardhje midis vendeve dhe territoreve të zonës evropiane-mesdhetare dhe do ta ndërrojë sistemin valid të kumulimit pan-evropian-mesdhetar të origjinës i bazuar në protokollet bilaterale të nënshkruara midis shteteve partnere.
Qëllimi i konventës është ekonomikisht t'i thellojë lidhjet midis Mesdheut Juglindor, gjegjësisht vendet nga procesi i Barcellonës të cilat nuk janë anëtare por janë në marrëdhënie partneriale me Bashkimin Evropian, me Ballkanin Perëndimor dhe EFTA-n përmes BE-së.
Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar tregtar në Ministrinë e Ekonomisë, Ilir Shabani theksoi se qëllimi i takimit të sotëm është të shqyrtohen nevojat e ekonomistëve në të cilin te një pjesë e rregullave për prejardhje është e domosdoshme të ndërrohet procedura për marrjen e statusit dhe njohjen e prejardhjes së mallrave.
Konventën do ta nënshkruajnë BE-ja, ishujt Faroe, vendet e EFTA-s, Algjeria, Egjipti, Izraeli, Jordania, Libani, Maroku, Adeministrata palestineze, Siria, Tunizia, Turqia, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia. Për momentin Maqedonia veçmë ka marrëveshje për tregti të lirë me vendet e EFTA-s, ndërsa shfrytëzon kumulimin diagonal me Turqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe BE-në.