Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, ndërsa Kroacia ka gjasa reale së shpejti të bëhet anëtare e BE-së, deklaroi kryetari i Paramentit Evropian dhe bartës i listës së demokristianëve në zgjedhje, Hans Gert Petering.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, ndërsa Kroacia ka gjasa reale së shpejti të bëhet anëtare e BE-së, deklaroi kryetari i Paramentit Evropian dhe bartës i listës së demokristianëve në zgjedhje, Hans Gert Petering.
Në intevistën për "Dojçe Vele"-n, Petering saktësoi se vendet ballkanike kanë "perspektivë evropiane", por kjo duhet të vëzhgohet ndaras për çdo vend.
"Asgjë nuk mund të ndodhë sot për nesër. Vetë BE-së i duhen ndryshime dhe ripërtëritje nga brenda, i nevojitet edhe nënshkrimi sa më i shpejt i Traktatit të Lisbonës", theksoi Petering.
Lidhur me kontestin kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë, kryetari i PE-së shtoi se nuk kupton pse në përgjithësi ky mospajtim po zvarritet.
"Ne kemi aq probleme tjera në botë: ndryshimet klimatike dhe kriza financiare. Ky konflikt me të vërtetë nuk na duhet. Nuk mund të them se kush ka të drejtë, e kush jo, por kërkoj nga të dyja palët sa më shpejt të gjejnë zgjidhje në mënyrë që kroatët të mund ta vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE", sqaroi politikani gjerman.
Kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, Petering theksoi se Parlamenti Evropian nga politikanët e atjeshëm pret luftë më të vendosur kundër korrupsionit, përmirësimit të situatës ekonomike në vend, përmirësim e strukturave demokratike parlamrntare dhe përforcim të shtetit të BeH-së, pa përplasje të vazhdueshme për ardhmërinë e saj apo integritetit territorial.